Mbyllja e kufijve, Ardita Sinani alarmon SHBA-të dhe BE-në

Picture of INA
INA

06/09/2024

Ardita Sinani

Rrugët janë simbol i lidhjes dhe bashkimit mes njerëzve. Çdo bllokim rruge nuk është vetëm një pengesë fizike, por një mesazh i qartë i imponimit të izolimit dhe distancimit edhe më të madh.

Si Kryetare e Komunës së Preshevës, edhe pse vendkalimet në Muçibabë dhe te Dheu i Bardhë aktualisht nuk janë të bllokuara, unë jam thellësisht e shqetësuar me veprimet që kanë ngritur tensione dhe destabilitet në rajon. Komuna jonë ka një numër të madh studentësh dhe punëtorësh që çdo ditë udhëtojnë drejt Kosovës. Çdo akt i mbylljes së dhunshme, qoftë përmes protestave apo veprimeve të tjera, përbën një rrezik real që mund të shkaktojë probleme edhe më të mëdha.

Kjo situatë vetëm sa rëndon më tej pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke ndikuar negativisht në jetën e përditshme dhe duke i shtuar ndjenjën e izolimit një komuniteti që tashmë përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe shoqërore.

Ftojmë me urgjencë ambasadat e SH.B.A.-së, shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë dhe të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të parandaluar përshkallëzimin e kësaj situate. Duhet të angazhohemi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, duke respektuar liritë dhe të drejtat themelore të qytetarëve për lëvizje të lirë dhe jetesë të qetë.

TË FUNDIT
1 ditë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
1 ditë
Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune
2 ditë
Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë
2 ditë
Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak
2 ditë
Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

ME TE LEXUARA

1 ditë
Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës
1 ditë
Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

LEXO MË SHUMË

vershimet bosnje

Roli i gurores në tragjedinë e Bosnjës

Ibro Berilo

Kjo ndodhë në Ballkan, kandidati nga paraburgimi fiton zgjedhjet për kryetar komune

cifti jabllanica

Irmela dhe Jasmini, çifti i ri i sapomartuar që të përqafuar u gjetën pas vërshimeve në Jabllanicë

robert fico

Nuk ka NATO për Ukrainën, derisa të jem kryeministër, kërcënon kryeministri sllovak

serbia-kosovo-flags-650x358

Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës

server

Profesori amerikan i jep disa ide ShBA-së, “për ta korrigjuar dështimin diplomatik në Ballkan”

vershimet bosnje

Kroacia ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve katastrofike

vucic

“Rusët do t’a vrasin Vuçiç”, politikani serb zbulon vijat e kuqe (VIDEO)

Lajcak

Lajçak: Prioritet në rajon, normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe Kushtetuta e Bosnjës

INFO

NA NDIQ