Mbyllja e zyrave të Serbisë me polici, Zëdhënësi Stano del me reagim – Kosova t’i shmang veprimet e njëanshme

Picture of INA
INA

04/02/2024

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka lëshuar një deklaratë, përmes së cilës kërkon nga Kosova që “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

Ky reagim vjen pasi Policia mbylli komunat paralele të Serbisë në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë dhe objektet e OJQ’së Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.“Bashkimi Evropian nënvizon me shqetësim të madh operacionet e Policisë Speciale të kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë dhe objektet e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Toleranca në Prishtinë.”
Stano ka thënë se mbyllja e këtyre zyrave do të ketë efekte negative në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së komunitetit serb në Kosovë.

“Mbyllja e papritur e këtyre zyrave do të ketë efekte negative për kushtet jetësore të përditshme të komunitetit serb të Kosovës, pasi do të kufizojë qasjen e tyre në shërbimet themelore sociale duke pasur parasysh mungesën e dukshme të alternativave në këtë moment.”

Ai ka shtuar se statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet përmes dialogut.

“Statusi i këtyre strukturave është paraparë të zgjidhet në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe. Prandaj, BE-ja i kërkon Kosovës që të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja.”

TË FUNDIT
8 orë
Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam
9 orë
Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe
14 orë
Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori
23 orë
Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në
1 ditë
Ministria e Mbrojtjes: Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_0970

Kurti publikon pamjet: Ushtria serbe lëvizi 50 metra afër kufirit me Kosovën, ikën me shpejtësi kur i xhiruam

IMG_9126

Në Kosovë me të madhe po bojkotohen produktet serbe

Qeveria-Kurti

Albin Kurti miraton rritjen e pensioneve me 20 përqind për çdo kategori

besnik-tahiri-ramush

Tahiri: Ka dakordim mes opozitës që të mos formohet qeveri me LVV-në

ejup maqedonci

Ministria e Mbrojtjes: Ministri Maqedonci nuk ka ofruar dorëheqje

xhelal svecla ura ibrit veri

Admirali i NATO-s: “Ura e Ibrit të mos hapet në këtë moment”

KFOR KS

Merr zyrtarisht detyrën kreu i ri i KFOR, Enrico Barduani

vv-vetevendosje

VV: Pse gjithë ky siklet me Qeverinë Kurti?!

rron gjinovci

Gjinovci ‘godet’ rëndë Haradinajn, publikon videon kur ai dhe Thaçi takoheshin me Radoiçiqin!

INFO

NA NDIQ