Më 15 janar do të ndizen qirinj në përkujtim të viktimave të gjenocidit në Kosovë

0

Të gjithë shqiptarëve nëpër botë janë ftuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagët e Hapura” që në ditën e përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, nëpër ballkonet e tyre të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi.

Nga kjo Qendër është thënë se në pamundësi që të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19 , do të ftohen shqiptarët që të dalin në ballkone dhe të ndezin qirinj.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Të premten më 15 janar, në ora 20:00, të ndizen qirinj për viktimat e gjenocidit në Kosovë!

Në pamundësi të organizohen tubime përkujtimore për shkak të rrethanave të krijuara nga pandemia me COVID-19, Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur” FTON të gjithë shqiptarët, kudo qofshin në botë, që më 15 janar, në DITËN E PËRKUJTIMIT TË GJENOCIDIT NDAJ SHQIPTARËVE NË KOSOVË, në orën 20:00, të dalin në ballkone apo dritare të banesave të tyre dhe të ndezin qirinj për të kujtuar të gjitha viktimat e këtij gjenocidi!

Përkujtimi i viktimave të kësaj tragjedie të madhe kombëtare është minimumi i asaj që duhet të bëjmë në rrugëtimin për ndëshkimin e krimit dhe ngadhënjimit të drejtësisë!

Me respekt për të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”