Më 16 janar pritet të mbahet seanca për dorëheqjen e Kovaçevskit

INA
INA

08/01/2024

Për disa ditë VMRO-DPMNE duhet të konfirmojë kandidatët për Qeverinë teknike por ende nuk dihet kur do të kumtohen edhe zyrtarisht. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, tha se të enjten do të ketë seancë të Komitetit qendrorë dhe ekzekutiv, ku duhet të vërtetohen emrat e kuadrove në Qeverinë e Përzhinos. VMRO-DPMNE duhet të delegojë dy ministra dhe tre zëvendësministra. Tashmë spekulohet se një pjesë e kandidatëve që do të propozohen janë të njëjtët nga Qeveria paraprake teknike, përkatësisht për punë të brendshme do të propozohet Naqe Çulev, ndërsa si zëvendës shtesë në Ministrinë e bujqësisë përsëri do të jetë Cvetan Tripunovski. Nga VMRO DPMNE përsëritën qëndrimin të cilin dje e tha Mickoski, por me kritika rreth takimit të paralajmëruar mes liderëve të DPMNE-së dhe LSDM-së.

Numërohen ditët deri në qeverinë teknike, më 16 janar pritet dorëheqja e Kovaçevskit
“Ende nuk ka asnjë ftesë, nuk ka asnjë kontakt. Është e qartë se BDI dhe LSD kanë prioritet që të punësojnë mbi 200 persona në institucionet publike, kanë prioritet të hyjnë të padënuar në institucione, ta plaçkitin shtetin, në vend që të organizojnë zgjedhje, të ketë takim të liderëve dhe të ketë një gjendje normale në shtet”, tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Në krye të qeverisë teknike do të jetë Talat Xhaferi, ndërsa koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski do ta zëvendësojë Talat Xhaferin në postin e tij. Nga LSDM tashmë i publikuan emrat e kuadrove të tyre. Një pjesë prej tyre mbeten të njëjtët, përveç Mitko Bojmacaliev të cilin do ta propozojnë për zëvendësministër shtesë të punëve të brendshme, ndërsa në Ministrinë për punë dhe politikë sociale mbetet ministrja aktuale Jovana Trençevska. Paraprakisht, kryeministri Kovaçevski duhet ta deponojë dorëheqjen e tij që me shumë gjasa do të ndodhë në seancën në Kuvend që është caktuar për më 16 janar. Për takimin me Mickoskin, Kovaçevski tha se i njëjti do të mbahet pas festave.

“Unë nuk po shoh se ka nevojë që të mbajmë takime të fshehta, kështu që, takimi do të mbahet në hapësirë publike, qoftë në Klubin e deputetëve, në Kuvend, në rrugën Maqedonia, ose në një kafe bar. Do të shohim kur të merremi vesh, ne kemi komunikim në nivel partiak. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së është në komunikim të vazhdueshëm me nënkryetaren e LSDM-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Sa u përket zgjedhjeve, mbetet e hapur çështja për plotësimin e vendit të zbrazët në KSHZ. Opozita shqiptare paralajmëroi se nëse nuk zgjidhet anëtar nga radhët e tyre, do ta braktisin Kuvendin ndërsa paralajmëruan edhe protesta.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

radoicic radojcic spiric

VIDEO: Radoiçiq grushton ish-kryetarin ilegal të Mitrovicës së Veriut

card-trump

Made in Veles: Kartelat ‘milionëshe’ me portretin e Trumpit

pendarovski bujar osmani

Pendarovski me 400 euro rrogë do të shpërngulej nga Maqedonia, Osmani me mbi 2.500 euro rrogë thotë se mund të detyrohet të marrë borxh! Qytetarët si ia dalin?

Oleksiy Goncharenko

Deputeti ukrainas porosi për Kosovën: Armatosuni, askush nuk ju mbron!

MVR-polici-a-1-750x430

(VIDEO) Hetohet lidhja ndërmjet vrasjes në Bllacë dhe djegies së lokalit në Çair

burgu manastirit

Shpërthen zjarr në burgun e Manastirit, lëndohet një i burgosur

INFO

NA NDIQ