Më 19 qershor fillon turniri tradicional “Musa Musahu 2018” (Video)

0

Organizata për Kultur Fizike në Preshevë në kuadr të aktiviteteve të tyre sportive organizon turnir në stadiumin e qytetit të Preshevës turnir ky tradicional “Musa Musahu”.

OKF ka bërë publik njoftimin për dashamirët e futbollit për pjesëmarrje në këtë turnir tradicional ku nga data 11 qershor pra dita e sotme ka filluar paraqitja e ekipeve për pjesëmarrje dhe zgjatë deri më 18 qershor, ditë e hënë ku të njëjtën ditë bëhet edhe hedhja e shortit.

Dashnim Saqipi sekretar i OKF-së për RTV Aldi tha se para 1 jave kemi filluar parapërgatitjet për organizimin e këtij turniri tradicional “Musa Musahu” lojra këto që do të zhvillohen nga data 19 qershor.