Me 229 km në orë ndalohet nga policia në autostradën Kumanovë-Shkup

Ministria e Brendshme informon se dje 191 shoferë janë gjobitur për vozitje të shpejtë në autostradën Kumanovë-Shkup-Veles.

Tre prej tyre me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë mbi kufirin e shpejtësisë, njëri prej të cilëve ishte duke vozitur në 229 kilometra në orë.

“Kontrollet e intensifikuar a do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut dhe të kontribuojnë bashkërisht në rrugë më të sigurta” , thonë nga Ministria e Brendshme. (INA)