Më 25 janar vendimi final për tragjedinë e Llaskarcës ku humbën jetën 16 veta

ina-online
ina-online

26/12/2023

Aktvendimi për rastin “Llaskarca” do të kumtohet më 25 janar, pasi që sot në Gjykatën Penale në Shkup, u mbajtën fjalët e fundit përmbyllëse të procedurës e cila filloi në vitin 2019.

Në rastin që ka të bëjë me fatkeqësinë e autobusit që ndodhi më 13 shkurt të vitit 2019, ku jetën e humbën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 u lënduan, të akuzuar janë Durmish Beluli, pronar i kompanisë “Durmo turs”, përgjegjësi për transport në ndërmarrje, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit, Manoil Trifunovski, të cilët ngarkohen për vepra të rënda të kryera kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, por edhe tre të punësuarit në stacionin për kontroll teknik, Igor Gjigjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski, të cilët ngarkohen për pjesëmarrje në veprën e njëjtë.

Sipas nenit 300 paragrafi 2 nga Kodi Penal, për të cilin ngarkohen të akuzuarit, dënimi me burg është së paku katër vite.

Në procedurën e dëshmive u nxorën disa dëshmi verbale dhe materiale, ndërkaq u krye ekspertiza dhe superekspertiza.

Mbrojtja e të akuzuarve, secila veçanërisht, në fjalët përmbyllëse potencoi se në procedurën dëshmuese nuk është dëshmuar akuza që u ngarkohet secilit nga të akuzuarit posaçërisht dhe kërkuan aktvendim lirues.

Prokurori publik, Darko Jakimovski, nga ana tjetër, në fjalët e tij përmbyllëse kërkoi dënim më të ashpër, sepse, sipas tij, tek të gjithë të akuzuarit ka ekzistuar pakujdesia në veprim dhe ka qenë çështje kohe vetëm në cilën bazë, siç tha “kaosi i punës mund të rezultojë me pasoja të këtilla apo të ngjashme”.

Dënim kanë kërkuar edhe të dëmtuarit, prindërit dhe të afërmit e viktimave në fatkeqësinë e autobusit.

Procesin e udhëheqë gjykatësja Diana Gruevska Ilievska. Aktvendimi më 25 janar është caktuar për në orën 12:00.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ziadin sela

Sela për Kurtin: I kam dalë borxh!/ Kam dhënë kontribut modest që ai të jetë sot kryeministër

bota ruse harta

Ushtarët rus në Ukrainë bëjnë fotografi me një hartë që tregon edhe Ballkanin

Screenshot_2024-02-29-20-47-04-453_com.facebook.katana-edit

Dr. Ilir Vela i bashkangjitet Aleancës për Shqiptarët

tv-media-radiodifuzion

Ja lista e mediave nga KSHZ që do të ndjekin fushatën reklamuese të zgjedhjeve

zgjedhje maqedoni

Partitë për zgjedhje do të reklamohen në 249 portale, 37 televizione dhe 35 radio

asdren shkupi besa

Kasami prezanton aderimin e radhës në BESA

instituti-arben-xhaferi

(VIDEO) Instituti “Arben Xhaferi” instalon barometrin e përfaqësimit të drejtë

ahmeti zaev kovacevski

BDI a e mashtroi LSDM-në për “Frontin Europian”? (VIDEO)

talat xhaferi edi rama

Xhaferi: Plani i rritjes kyçe për anëtarësimin e përshpejtuar në BE

INFO

NA NDIQ