Më 28 Nëntor

ina-online
ina-online

29/11/2023

shkruan: prof.dr.Veton Latifi

Mbase nganjëherë mund të jemi të zhgënjyer nga proceset politike; mund të jemi të dëshpëruar nga përfaqësimet politike dhe prijësit deri në shpërthim; apo ndodh që të jemi prekur thellë nga rrjedhat politike jo në dobinë shqiptare; por kjo nuk na luhat në asnjë mënyrë që për 28 Nëntor të jemi krenarë deri në majë që jemi shqiptarë në kuptimin e plotë të fjalës.

Se kur vie 28 Nëntori i harrojmë për një çast ato zhvillime, rrjedha, procese e figura dëshpëruese e zhgënjyese, pa harruar leksionet nga ato zhvillime dhe të historisë; dhe kujtojmë vetëm sakrificën, gjakun e dëshmorëve dhe veprimtaritë atdhetare për ta mbrojtur e valvitur me çdo kusht flamurin, e për ta ecur përpara gjuhën e kombin.

Në këtë ditë të madhe nuk lejojmë që dështimet politike të çastit të na mundin durimin, nuk lejojmë as mllefi e neveritja ndaj atyre personazheve neveritëse politike të na ndalin afshin për të përqafuar e valvitur me të të njëjtin pasion flamurin tonë kombëtar.

Gjithnjë gjejmë forcën që të përmbledhim veten e të përmbahemi në raport me episodat dëshpëruese nëpër kohë, e që nuk na kanë luhatur e mposhtur kurrë; se fundja ato janë kalimtare; se më 28 Nëntor kemi festë, jemi faqebardhë e ballëhapur dhe nuk prishim asnjëherë buzëqeshjen, nuk ulim dot krenarinë, përkundrazi. Pavarësisht të gjithave, më 28 Nëntor çdonjeri, që merr frymë shqip e flet shqip, feston me mburrje shqiptare, të gjithëve këtë ditë u qan e buzëqesh zemra njëkohësisht nëpër histori e realitet dhe kemi një 28 Nëntor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nexhat

Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

enkel demi

Për “sharlatanët” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektualëve

Xhelal Zejneli

Luftërat Ballkanike – Krimet Serbe ndaj shqiptarëve

sadri-ramabaja1

Lidhja në unison e të ardhmes së Shkupit dhe Mitrovicës

Latif Arifi

Po me Arbenitën ç’patët?

vebi xhemaili

Më ngadalë pak me zotri Taravarin

Kimete-Berisha

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

xheladin zeneli

Ata shqiptarë që udhëtojnë me ‘Air Serbia’, në mënyrë indirekte përkrahin aktet luftënxitëse të Serbisë kundër Kosovës !

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

INFO

NA NDIQ