Me 8 laboratorë, miliarderi ndërton jahtin 300 milionë euro (VIDEO)

0

Miliarderi norvegjez Kjell Inge Rokke, i cili ka vënë një pasuri të madhe nga nxjerrja e naftës, po ndërton një jaht madhështor i cili ka kushtuar mbi 300 milion euro dhe që do t’iu ofrohet për studime periodike disa shkencëtarëve.

Mjeti mahnitës lundrues, i quajtur Oqeani REV, vlerësohet si një më të mëdhenjtë në llojin e tij dhe është i pajisur me tre pishina dhe dy vende për uljen e helikopterëve.

Mes të tjerave, brenda tij janë instaluar dhe tetë laboratorë të veçantë, të cilët manjati i naftës do t’ua verë në dispozicion shkencëtarëve për të studiuar, për sa kohë që ata dëshirojnë, si të mbrojnë oqeanin nga ndryshimet klimatike, peshkimi i tepërt dhe mbeturinat plastike.

Sipas Times, shkencëtarëve do t’iu jepet mundësia e përdorimit falas të jahtit 183 metërsh Oqeani REV, për një të tretën e vitit.