Më 9 maj do të fillojë procesi gjyqësor për rastin “Kulakova”

Picture of INA
INA

05/05/2025

Më 9 maj do të fillojë procesi gjyqësor për aksidentin rrugor që ndodhi më 29 janar të këtij viti, në të cilin humbi jetën 22-vjeçarja Frosina Kulakova nga Negotina. Bëhet fjalë për rast që nga fillimi i vitit ka ngritur në këmbë opinionin publik, madje edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, pasi edhe para se të ndodhte epilogu gjyqësor, u organizuan disa protesta në Negotinë dhe Shkup, ku kërkohej burgim për 20-vjeçarin Vasill Jovanov. Më 29 janar, Jovanov, pa patent shoferi, nën ndikimin e alkoolit, në semafor të kuq dhe në vijat e bardha të bulevardit “Aradhet Partizane”, e përplasi për vdekje Kulakovën. Ky rast ngriti zërin edhe të shumë familjeve të viktimave në aksidente trafiku, të cilët të pakënaqur me vendimet gjyqësore për autorët e veprave të tilla, dolën në rrugë. Zemërimi i opinionit publik u rrit pasi doli edhe informacioni se Jovanovi, në periudhën e aksidentit, duhej të ishte në paraburgim për një rast tjetër për posedim të drogës, por gjykatësja Daniela Aleksoska Stojanoska, në vend të kësaj, i kishte caktuar masë edukative. U shfaqën gjithashtu informacione se babai i Jovanovit është person ushtarak dhe ka shfrytëzuar pozitën e tij për të ndikuar në vendimin e Aleksoskës Stojanoskas që djali i tij të lirohej. Përmes një konference për shtyp me avokatin e tij, prindërit e Jovanovit shprehën ngushëllime për Kulakovën e ndjerë dhe hodhën poshtë informacionet në opinion se në ndonjë mënyrë kanë ndërhyrë në vendimin e gjykatëses. Vetëm dy ditë më parë, është ngritur aktakuzë edhe kundër babait të Vasil Jovanovit, të cilin prokuroria e ngarkon për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përkatësisht e akuzon se për një periudhë prej tre vitesh, me vetëdije ia ka lejuar djalit të tij të drejtojë automjetin Peugeot 207, edhe pse e dinte që djali nuk kishte leje drejtimi dhe ishte shkelës i përsëritur i rregullave të trafikut. Ndërsa për rastin e Kulakovës, Vasil Jovanovit do t’i gjykohet për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në komunikacion”, që do të thotë se ai mund të dënohet me deri në 20 vjet burg. /Alsat.mk

TË FUNDIT

BE do të miratojë paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

VMRO-DPMNE: Marrëveshja me Mbretërinë e Bashkuar do ta transformojë Maqedoninë

OKB: 14 mijë foshnje mund të vdesin në 48-orët e ardhshme në Rripin e Gazës

Hakerët serbë sulmojnë faqen e RTSH-së, vendosin lajme kundër Kosovës

Qoku prezantoi grupin parlamentar të VLEN: Jemi 9, do bëhemi 10, thirrje deputetëve tjerë ti bashkohen

Taravari reagim për shkollën në Nerovë: “Kush është më e drejtë, një kazino me leje apo një shkollë pa leje?”

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË