Me autobus deri në Kodrën e Diellit, në fundjavë linja do të jetë e rregullt

Picture of Ina Online
Ina Online

14/12/2024

Me autobus publik të qytetit, me bashkëpunëtorë të komunës dhe me gazetarë, kryetari i Tetovës Bilall Kasami mori rrugën drejt Kodrës së Diellit.

Kjo linjë autobusi do të jetë e rregullt gjatë fundjavave.

Ndërsa në Kodrën e Diellit zyrtarisht nisi sezoni i skijimit.

Kryetari u lëvdua se të gjitha pajisjet e nevojshme, përfshirë ski-liftet janë servisuar dhe janë të gatshme për përdorim.

“Janë bërë shumë punë për një kohë të shkurt për çka i përgëzoj drejtuesit e qendrës turistike që këtë qendër ta vënë në funksion dhe nga sot të jetë në shërbim të qytetarëve. Në periudhën që vjen, edhe si pushtet lokal edhe si qeveri do punojmë fuqishëm që dalëngadalë qendrës turistike të kodrës së Diellit t`ia kthejmë shkëlqimin e mëhershëm”, tha kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Ai beson për sezon të suksesshëm, ndërsa zotohet se do ta bëjnë Kodrën e Diellit më të rëndësishme në rajon.

Biletat e ski-liftëve dje ishin pa pagesë. Prej sot një biletë ditore kushton 1100 denarë. Drejtori i Qendrës turistike informoi për oraret.

“Nga e shtuna qendra e skijimit do jetë me çmime të rregullta dhe orar të rregullt pune. Pas aktiviteteve të shumta përgatitore, jemi më tash të gatshëm të ofrojmë një eksperiencë të paharrueshme për adhuruesit e sporteve të dimrit. Falë ekipit dhe punës së tyre të palodhshme, shtigjet e skijimit janë të gatshme për pritjen e së aktiviteteve dimërore”, u shpreh Gani Aliji – drejtor i Qendrës Turistike Kodra e Diellit.

Për të shmangur kolonat e gjatë, nga komuna e Tetovës lusin qytetarët që gjatë fundjavës të shfrytëzojnë linjën e autobusëve. Mungesa e vend parkimeve mbetet problem i madh për pikën turistike Kodra e Diellit./TV21

TË FUNDIT

Motra e Gjestit reagon për herë të parë për konfliktet në familje, ja kujt i vë fajin

Mexhiti: Rruga e drejtë po bashkon forcat e sinqerta!

LD-së i bashkohen struktura të BDI në Saraj, mes tyre ish-zëdhënësi i Qeverisë

Ambasadori Walker bashkë me dy gazetarët Beqir Sina dhe Ilir Ikonomi nderohen nga Bashkia e Kavajës

Pse Albin Kurti është i pakrahasushëm me liderët e veneve fqinje?

VIDEO/ Gjesti iu kthehet banorëve të BBV4: Eglin e kam dashnore

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË