Me bursa dhe punë të garantuar joshen të rinjtë që të zgjedhin arsim profesional

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

23/04/2023

Drejtorët e shkollave të mesme këtë periudhë po bëjnë fushatë për tërheqjen e nxënësve të rinj. Edhe pse ka ende kohë deri në fillimin e aplikimit të parë për regjistrim (20 qershor), udhëheqësitë e shkollave tashmë kanë filluar t’i vizitojnë shkollat ​​fillore dhe t’i informojnë nxënësit e klasës së nëntë për profilet dhe drejtimet që i ofrojnë.

Praktika tregon se të rinjtë gjithnjë e më shumë po zgjedhin të mësojnë në një shkollë profesionale. Drejtorët e disa shkollave të mesme me të cilët biseduam, për Meta.mk thanë se nxënësit gjithnjë e më shumë po zgjedhin të aftësohen për një profesion të caktuar, sepse kështu pas përfundimit të shkollimit mund të gjejnë punë më lehtë, transmeton Portalb.mk.

Goranço Nikollovski, drejtor i QSHA “Boro Petrushevski” informon se duke filluar nga ky vit në këtë shkollë do të ketë një profil të ri – teknik i automjeteve me lëvizje alternative.

“Nga viti 2030 në Evropë nuk do të prodhohen më motorët me benzinë, prandaj edhe nevoja për një kuadër të tillë do të jetë e madhe. Ne do të regjistrojmë 25 nxënës në gjuhën shqipe dhe 25 nxënës në gjuhën maqedonase. Çdo nxënës i regjistruar do të përfitojë bursë mujore prej 3.500 denarë. Kemi mbi 30 partnerë “Van Hall”, “Renault”, “Peugeot”, “Euroimpex” dhe kompani të tjera ku ata do mund të punojnë, të gjithë e kanë të garantuar vendin e punës”, thotë drejtori Nikollovski.

Në shkollën “Mihajllo Pupin” në vitin e parë ka vend për 406 nxënës në 13 klasa (338 nxënës në 11 klasa me mësim në gjuhën maqedonase, 34 nxënës në 1 klasë me mësim në gjuhën shqipe dhe 34 nxënës në 1 klasë me mësim në gjuhën turke). Këtu i kemi këto drejtime: elektroteknik për elektronikë dhe telekomunikacion, elektroteknik – teknik energjetik, elektriçist-elektroinstalues i rrjeteve elektroenergjetike, si dhe më i njohuri – teknik elektrik për teknologji kompjuterike dhe automatizim.

“Ne tashmë pesë vite me radhë po realizojmë arsim dual. Bashkëpunojmë me rreth 150 kompani tek të cilat fëmijët shkojnë të bëjnë praktikën dhe të punojnë. Ata mësojnë me punëdhënësit, pra nxënësit e vitit të katërt shkojnë në punë për gjashtë orë, ndërsa nxënësit e vitit të tretë shkojnë në punë katër herë në javë. Në klasën EVN ofrohet një vend pune i garantuar, me pagë fillestare prej mbi 20.000 denarë”, thotë Dimitar Gjorgiev, drejtor i shkollës.

Në këtë shkollë në vitin 2018 ka pasur 600 fëmijë, ndërsa tani ky numër është 920, që sipas drejtorit tregon se interesimi për arsimin profesional po rritet.

Edhe Aleksandar Sibinovski, drejtori i shkollës profesionale “Vllado Tasevski” thotë se numri i nxënësve pothuajse për të gjitha drejtimet po rritet vazhdimisht.

“Ky është një tregues që nxënësit e zgjedhin arsimin e mesëm profesional dhe ky është një trend i mirë. Gjenerata që tani po përfundon vitin e katërt numëron 180 nxënës, ndërsa vitin e kaluar u regjistruan 270 nxënës, që do të thotë se numri është rritur për 90 nxënës. Nga viti i kaluar kemi një profil të ri – teknologji kompjuterike dhe automatizim (dy klasa) dhe këtu interesimi është më i madh. Nga 34 studentë që i kemi pranuar vitin e kaluar, 17 kanë mesatare 5.00”, thotë Sibinovski, i cili tha se interesim ka edhe për drejtimin e transportit dhe shpedicionit, si dhe për drejtimin e telekomunikacionit.

Interesim të madh zakonisht ka edhe për shkollën e mesme të mjekësisë në Shkup, “Dr.Pançe Karagjozov”. Drejtoresha Maja Saliu pret interesim për të gjitha drejtimet e ofruara – infermiere, teknik stomatologjie, teknik farmacie, teknik laboratorant mjekësor sanitar, teknik fizioterapie, si dhe infermiere për gjinekologji-obstetrikë.

“Fakti që regjistrimet bëhen me aplikim elektronik na ndihmon shumë, sepse në këtë mënyrë të dhënat përpunohen më shpejt”, thotë Saliu për Meta.mk.

Kujtojmë se për regjistrim në shkollë të mesme dokumentet do të dorëzohen edhe në formë elektronike edhe origjinale. Gjithsej rreth 14 mijë nxënës që këtë vit përfundojnë klasën e nëntë do të duhet të regjistrohen në shkollat e mesme, arsim i cili është i detyrueshëm me ligj. Kandidatët fillimisht do të duhet të aplikojnë në formë elektronike, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH), me një lajmërim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre në Schools.mk. Pak kohë më parë Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli konkursin për regjistrim në shkollat e mesme.

TË FUNDIT
2 orë
Ky është fshati i Kosovës që nuk arriti ta pushtonte kurrë ushtria serbe
2 orë
Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara
2 orë
Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar
2 orë
Kurti në Berlin, në prag të samitit zhvillon takime me Doughty dhe Peach
2 orë
Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin

ME TE LEXUARA

3 orë
Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes
1 ditë
Maqedonia e Veriut sot përballë Armenisë, optimizëm për fitore
6 orë
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për ushqimin në FSK
3 orë
VMRO-DPMNE: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”
1 ditë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Mot më i nxehtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale
3 orë
Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar
1 ditë
Sondazhet zgjedhore në ShBA: Kush është përpara — Harris apo Trump?

LEXO MË SHUMË

IMG_9224

Ky është fshati i Kosovës që nuk arriti ta pushtonte kurrë ushtria serbe

ora-rryma-evn-struja

Stojanovski: Ka krim epik në energjetikë! Do të habiteni nga shumat e shpenzuara

arben taravari

Ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Taravari: S’mund të marrim mendim negativ nga Komisioni i Venecias, është përpunuar nga ekspertët ndërkombëtar

Albin Kurti

Kurti në Berlin, në prag të samitit zhvillon takime me Doughty dhe Peach

administrata-600x360-1

Analizë, shifrat e përfaqësimit ‘pa’ dhe ‘me’ Balancerin

nagip tashi

Nagip Tashi, heroi dhe shpresa e fëmijëve të Tërnocit

EU mK maqedonia-BE-flamuri

Qeveria përgatit letër për BE-në, opozita do të jep mbështetje për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar

vmro

VMRO-DPMNE: BDI luan viktimën para qytetarëve, është pajtuar për heqjen e “balancuesit”

gjyqi per vanja dhe pance palevski palco

Vazhdon sot gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

INFO

NA NDIQ