Me çka dallon liria demokratike e fëmijëve tanë, nga robëria e jonë e deridjeshme?

Picture of ina-online
ina-online

29/12/2023

Shkruan: Kim Mehmeti

Fëmijërinë time e shënuan pamjet rrëqethëse në stacionin hekurudhor të Shkupit, ku lotonin ata që shkonin në Turqi dhe ne që i përcillnim dhe mbetëm këtu. Dhe ku askush nuk e dinte nëse gabonim ne që mbetëm apo ata që shkonin, siç nuk kishte kush na ngushëllon as neve që nuk e braktisëm vendlindjen, as ata që shkuan atje ku nuk i priste njeri.

Në ballinën e viteve të pjekurisë sime, mbetën të pashlyera skenat rrëqethëse të të dëbuarve nga Kosova, që ne i prisnim në Bllacë dhe i ngushëllonim me betimin se deri sa të ketë kulm mbi kokat tona, do ketë sofër edhe për ata.

Pas skenave trishtuese të fëmijërisë, pas pamjeve rrëqethëse të vitit 1999 në Bllacë, shpresoja se toka shqiptare kurrë më nuk do i ‘abortojë’ fëmijët e saj.

Dhe e dija se do jetë e vështirë, e dija se lumturia gjithë popullore është iluzion, por kurrë nuk e kisha menduar se do shihja pamjet trishtuese të të të rinjve që i braktisin “Shqipëritë” tona.

Shumë miq më pyesin pse ne individët publik, nuk dalim e t’i themi kësaj rinie të mos e braktisë atdheun?!

Ja po ua them sepsen time: ngaqë më vjen turp t’u dal përpara atyre që heshturazi i braktisin trojet shqiptare! Më vjen turp sepse që të dalësh të kërkosh nga ata të kenë më shumë durim e të flijojnë për popull e atdhe, duhet ta kesh larë borxhin që ke ndaj tyre: paraprakisht t’u kesh treguar se cilët janë ata që ua vranë shpresën e atdhetarinë, se cilët janë ata që me dekada me radhë janë duke na bërë ‘evropianë’, por në ndërkohë, duke e shkatërruar e plaçkitur popullin e tyre.

Andaj, mendoj se kjo rini që është duke e braktisur atdheun, paguan edhe çmimin e qyqarërisë së prindërve të tyre, të mosguximit tonë që me kohë t’u ngjiteshim autobusëve që çojnë në Tiranë, Prishtinë e Shkup, që t’i mbushnim sheshet e atjeshëm dhe në mos më shumë, publikisht t’i lexonim emrat e atyre të cilët kurrë nuk e fshehën se jetonin në parajsën e ndërtuar mbi tokën e ferrit tonë.

Dhe duke qenë të tillë, ne sot përballemi me pyetjen e fëmijëve tanë, e që u bë emblemë e turpit tonë: me çka dallon liria e tyre e sotme demokratike, nga robëria e jon e deridjeshme!

TË FUNDIT
20 orë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private
1 ditë
SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?
2 ditë
Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës
3 ditë
Një thirrje publike, çka po e vret rininë tonë?!
1 javë
Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

ME TE LEXUARA

20 orë
EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private

LEXO MË SHUMË

rexhail ramadani

EVN, hajnia përmes shtetit dhe kompanitë private

jusuf buxhovi

SHQIPJA NË MAQEDONI, GJUHË ZYRTARE APO JO?

Eugen-Shehu

Ekipi i atdhetarëve dhe patriotëve që e shtrinë sovranitetin në Veri të Kosovës

naser-pajaziti

Një thirrje publike, çka po e vret rininë tonë?!

baton haxhiu

Poshtërimi i Atdheut përmes Futbollit

astrit lulushi

Lamtumirë koleg i dashur, Astrit Lulushi!

skenderbeu gjergj kastrioti hora e arberesheve

Shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Sindromi i Fregolit

sunaj raimi

STOP ngulfatjes së Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë Veriore!

Mislim Zendeli

Zendeli: Shumë kush nuk besonte por ja që ndodhi e pamundshmja u bë e mundshme BDI-ja shkojë n’opozitë

INFO

NA NDIQ