Me dëshminë e Lupço Palevskit vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Picture of INA
INA

14/04/2025

Gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes vazhdon sot me dëshminë e të akuzuarit Lupço Palevski, Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, me fillim nga ora 10:00, Palevski fillimisht është paraparë të merret në pyetje nga mbrojtësi i tij, avokati Jovica Strashevski, e më pas t’u përgjigjet pyetjeve të pyetjeve të tërthorta nga Prokuroria dhe mbrojtja e të akuzuarve të tjerë.

Në seancën e kaluar babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve të Palevskit. “Nuk kam koment” ishte përgjigja në pyetjet e parashtruara nga i akuzuarit Palevski drejtuar babait të Vanjës. Gjorçevski është përgjigjur vetëm në pyetjen e parë nëse ka dëgjuar se ka qenë në komunikim me ndonjë anëtar të familjes së tij, për të cilën ai është përgjigjur se nuk e njeh Palevskin dhe ka kërkuar që të mos përgjigjet më në pyetjet e tij.

Më parë, babai i Vanjës iu përgjigj pyetjeve të Prokurorisë në lidhje me jetën e tij, zhdukjen e Vanjës dhe hetimin për të. Ai kritikoi policinë, duke thënë se nuk kishte parë ndonjë hap konkret për të gjetur Vanjën. Duke iu përgjigjur pyetjeve të mbrojtësit të tij, avokatit Vladimir Tufefxhiq, Gjorçevski tha se ai beson se ka dhënë një kontribut të madh në hetim dhe theksoi se ka vuajtur tortura gjatë marrjes në pyetje.

Palevski është dëshmitari i fundit që duhet të dëshmojë, pasi paraprakisht, përveç dëshmitarëve të Prokurorisë, janë marrë në pyetje edhe të akuzuarit e tjerë.

I pandehuri Velibor Manev shpjegoi rrëmbimet dhe vrasjet e Vanjës dhe Pançes, duke treguar se organizatori kryesor ishte Lupço Palevski. Bore Videvski ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje, ndërsa Vlatko Keshishev ka treguar se nuk ka dëshmuar për to sepse më së shpeshti i është dhënë detyra e rojtarit.

Në aktakuzë qëndron se Ljupço Palevski, Bore Videvski, Velibor Manev, Vllatko Keshishev dhe Aleksandar Gjorçevski së bashku kanë planifikuar rrëmbimin e Vanjës 14-të vjeçare me qëllim që ta detyrojnë një anëtar të familjes së saj të ngushtë të japë mjete në para për shpërblim. Rrëmbimi i Pançe Zhezhovskit të dëmtuar në Veles, sërish, sipas aktakuzës, ishte me qëllim që ta detyrojnë t’ua japë automjetin e tij “Citroen” për ta shfrytëzuar për rrëmbimin e fëmijës në Shkup.

Vanja e mitur dhe banori nga Velesi, më 27 dhe 24 nëntor u raportuan të zhdukur, ndërsa më 3 dhjetor 2023 u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit.

TË FUNDIT

Tetë policë shqiptarë kanë braktisur punën, degradim i madh në Shkup dhe Tetovë

INTERPOL s’e ndryshon vendimin për moslëshimin e fletarrestimeve për Dodikun e Stevandiqin

Mexhiti: Anëtarësia e ASH-së nuk i është përkulur kurrë BDI-së, Taravari rrezikon ta djegë edhe veten

Pandov: Banda të burgjeve porositën të më digjet shtëpia, si hakmarrje për luftën që e fillova kundër krimit

Kasami: Nga dje flasim për VLEN, por juridikisht partitë do të funksionojnë deri në zgjedhje

Gjesti i publikun videon me fansat e tij më të fortë(video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË