Me emision të ri, nën logon e re? Arbana Osmani RIKTHEHET në ekran, ja ku dhe me çfarë

INA
INA

01/02/2024

Qëkur Arbana Osmani mbeti jashtë “Big Brother”, të shumta kanë qenë teoritë rreth së ardhmes së saj në televizion.Prej kohësh, Arbana i është përkushtuar biznesit të saj, duke u shkëputur hë për hë nga ekrani.

Por duket se shumë shpejt, do ta shohim në televizion, vetëm se këtë herë nën një logo tjetër. Burime për “Foli.al” tregojnë se Arbana do të rikthehet në ekran ashtu si premtoi, por jo në ekranin e “Top-Channel”,

por në atë të “TV Klan”. Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Arbana do të vijojë karrierën e saj si moderatore, me një projekt të saj, ndërsa nuk dihen detajet e projektit. Gjithashtu me të, edhe Eduart Grishaj do t’i bashkohet Arbanës në këtë projekt të ri në “TV Klan”.

Nga ana tjetër, edhe moderatorja Alketa Vejsiu në një rubrikë “pyetje-përgjigje” me ndjekësit, u shpreh se është e hapur për një projekt me Arbanën dhe po pret idenë e saj, të cilën do e ndiqte me kënaqësi.

Të jenë të gjitha këto detaje një konfirmim që tashmë moderatorja Arbana Osmani po “bashkon forcat” me “TV Klan”?

Teksa Ledioni u rikthye në ekran dhe Arbana u konfirmua se nuk do të ishte më pjesë e spektaklit, Big Brother, kanë nisur të dalin në sipërfaqe edhe inatet e vjetra me koleget. Dikur kolege nën një logo,

duket se dy vajzat paskan pasur disa inate, që ne nuk i kemi ditur. Ishte Luana ajo që postoi e para një foto ku shkruajti: “Karma e ka merituar një gëzuar”.

Kaq mjaftoi dhe thashethemet nisën, duke menduar që ky është një thumb për Arbanën.

Kujtojmë se para se “Big Brother 1” të niste, Luana përflitej si një ndër emrat e mundshëm për ta moderuar këtë format.

Pas suksesit me “Shiko kush Luan”, u duk sikur Luana u shndërrua në imazhin ikonë të ekranit, teksa Arbana ishte ende pa një emision pas lindjes së djalit të dytë, si dhe përfundimit të “Dua të të bëj të lumtur”.

Por, gjithçka u mbyll shpejt për Luanën, kur kjo e fundit kuptoi që në fakt, Arbana ia kishte marrë “Big Brother”. Ishte kjo dhe arsyeja e largimit të saj nga televizioni ku ishte pjesë që 15 vjeç./Panoramaplus

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grida duma

Letra e djalit që përloti Grida Dumën

WhatsApp-Image-2024-02-26-at-15.19.55-750x510-1

“Mos na bëhet xheloz Bardhi”, fillojnë afrimet e para mes Silvit dhe Sarës

Screenshot_2024-02-26-13-23-03-443_com.instagram.android-edit

Luiz në detyrën e policit niset në aksion (video)

luiz-ejlli1

Rrezikon deri në 4 vite burg. Ja kur do të japë vendimin gjykata për Luiz Ejlli

stresi

Konflikt jashtë? Stresi flet për raportet me Romeo Veshajn

heidi

Heidi për Romeon: Unë jam rëndë, kam rënë brenda

Gazi Big Brother

Gazi i drejtohet Julit: Je gjak spiuni (video)

Olsi Bylyku

Nuk i del inati – Olsi Bylyku thumbon sërish produksionin e Big Brother

cako

Alfred Cako:Ja kush do ta fitojë BBV3… reagimi epik i Stresit

INFO

NA NDIQ