‘Më erdhi turp nga pritja që iu bë’, Lubonja për vizitën e Clinton: Rama e përdori

INA
INA

4 Korrik, 2023

Analisti, Fatos Lubonja, ka komentuar vizitën e ish-presidentit Bill Clinton gjatë ditës së djeshme në Shqipëri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Lubonja tha se këtë vizitë e pa me keqardhje për popullin shqiptar dhe se “i erdhi turp”, teksa shihte se populli e priste sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë.

“U ndjeva keq për popullin shqiptar, sepse mu kujtua ajo koha kur vinte Hrushçov… kur mblidhej gjithë populli dhe priteshin sikur kishte ardhur Zoti mbi tokë. Kjo ishte fryma, një popull që i shpëlahen trutë, një provincë e mjerë që nuk ka zhvilluar dot një mendim kritik. Mban një fjalim të turpshëm për mendimin tim për shkak të përmbajtjes, por më turp më erdhi kur rreshtuan ata fëmijët e shkretë me emrat Hillary dhe Clinton. Fatkeqësia është që ka njerëz që u duket shumë e bukur kjo, por mua më kujtoi ata fëmijët që merrnin emrin e Stalinit, Hilterit, dhe nuk kanë emrat e gjyshërve të tyre. Duhet të jesh shumë vend i papjekur për të bërë këto akte”, u shpreh ai.

Më tej, ai tha se vizita e Clinton i ka shërbyer vetëm kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe politikave të tij aktuale, lidhur me krizën që po ndodh në Kosovë.

“Kjo vizitë i shërbeu kryeministrit Rama, dhe politikave të tij që në momentin aktual janë të përqendruara për të kundërshtuar dhe luftuar Albin Kurtin, i cili përfaqëson një pushtet që është në kundërshtim me pushtetin që mban në këmbë Edi Ramën, që janë oligarkia, krimi i organizuar, mediat ku investojnë dhe partnerët ndërkombëtar”, tha Lubonja./KS

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Sander Lleshaj

“Nëse sulmohet Kosova, Shqipëria është automatikisht në luftë”

tomor alizoti

Alizoti: Nderim i thellë për dëshmorin Afrim Bunjaku

vjosa rama von der leyen michel

Ulja e çmimit të internetit ‘Roaming’ mes Europës dhe Ballkanit Perëndimor, Rama: Hyri në fuqi më 1 tetor, e konkretizuar në samitin historik në Tiranë

ilir alimehmeti

Ilir Alimehmeti jep alarmin: Kjo sëmundje po vret shqiptarët

universiteti tiranes

Sot nis viti i ri akademik/ 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore, ‘Mjekësia’ paralajmëron bojkot

Enver Bytyqi

Bytyçi: Takimi sekret në New York me Vuçiqin tri ditë para sulmit, Ja pse duan KFOR ta marr kontrollin në veri

rinas aeroporti nene tereza

Aeroporti “Nënë Tereza” shifra rekorde, 5.2 milionë udhëtarë nga fillimi i vitit

ditmir bushati

Bushati: Shqipërisë nuk i takon t’i shkelë syrin Serbisë! Përpara se të jemi euroatlantikë, kemi interesat tona kombëtare

Edi Rama

Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufi

INFO

NA NDIQ