Me fake portale hibride të stilit ruso-putinist nuk shkohet në BE!

ina-online
ina-online

20/11/2023

shkruan: Naser Pajaziti

Me mbajt portale prej zyrave të shtetit dhe me u pagu me paratë e qytetarëve është krim i rëndë dhe keqpërdorim brutal.

Po dalin tana të zezat!!!

Kollaj me i mbajt 10 portale me paret e huaja. Ne si media online me aq mundim e sfida po paguajmë rroga, tatime, qira e harxhime tjera, e dikush me ta zon frymën dhe me bo shkelje brutale në stilin e luftës hibride ruso-putiniste.
Ky virus i rrezikshëm u mundua qëmoti duke krijuar fake portale me domain të përafërt si INA Ilirianews, e lloj lloj dreçnillëqe që i bënte edhe VMRO-ja.

Dy vitet e fundit tentuan që përmes ca reklamave të kazinove dhe lojrave të fatit të blejnë fare lirë portale e media, por nuk ia dolën, e patën marë përgjigjen e merituar, duke ia përplas në fytyrë se janë në adresë të gabuar!

Por, sot këta duhet të japin llogari, apo po i mbyllim sytë para kësaj katrahure.

Çfarë dhe si pretendon BE-në, kur aplikon politika të luftës propagandistike ruso-putiniste dhe kur institucionin e shndërron në institucion të Propagandës së Rajhut të Tretë.

Pikërisht për shkak të këtyre portaleve po ngecin edhe reformat dhe rregullimi i hapësirës mediatike të mediave online përmes rrugëve ligjore.

Sa më parë duhet të reagojnë gjitha institucionet përgjegjëse në vend si Komisioni Antikorrupsion, Enti për Revizion dhe instanca të tjera në vend dhe jashtë.

Mos të heshtim edhe ne mediat, sepse ky kancer është me metastaza të rrezikshme duke ngulfatë hapësirën mediatike dhe duke vrarë fjalën e lirë. Boll më!!!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

fejzi hajdari

UDB-a përmend “Kosovën” te incidentet e montuara, për tua hedhur fajin shqiptarëve

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

Zekerija Idrizi

Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

atanas kostovski

Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

INFO

NA NDIQ