MË FAL SE TË DUA

0

Zonja A. më fliste me dëshirë për hallet e familjes së saj dhe unë isha kaq i mësuar me këto biseda sa ndonjëherë thurrja ëndërra që të mund të mbaja gjithmonë me vete, në një vend të largët, në fund e ndieja mungesën sa herë që shkonte, qëndroja orë të tëra i shashtisur dhe i kalamendur, duke pyetur orët boshe që vizatoja një ylber të akullemtë mbi kokën time. Pastaj gjërat, njëra pas tjetrës, lidheshin përsëri mendimet me gjërat dhe mendime të tjera, zhdaravitesha dhe s’vuaja më. Zonja A. filloi të më tregojë jetën e saj dhe se burri i ka ndërruar jetë, dhe të vinte të vendosej në shtëpinë time. Mbeta pak i befasuar, pavarësisht nga dhembshuria që ndjeja për të s’kisha shfaqur kurrë veçse një shoqëri të përzemërt; s’e kundërshtova dhe ajo erdhi të jetonte me mua.

Filluan të duken këmisha të brendshme, fytyra pa makjazh, flokë të shpupurisur. Gjendja e nderë në të cilat çdo shenjë nxirrte në pah lidhjen tone ishte shtendosur në një zakon që shpejt u mbush me mujshime të vogla tokësore të jetës bashkëshortore.

Një ditë e gjeta me atlete sportive, blu xhinse dhe një këmishë me kuadrata. S’ishte më një zonjë, por një vajzë, kishte gjetur përsëri një stil të lehtë më të përshtatshëm, me moshën e saj, ndoshta do të kishim shkuar mire.

“Tani më ndihmo dhe ta zhvendosim dollapin, përndryshe unë ika.” Ishin, pra vetëm rroba pune, jo një mendjelehtësi e gjetur. E kapa për dore dhe e çova në kuzhinë.

-Dëgjo, aty prapa është një derë që s’dua ta shoh.

-Po ku çon?

-Nuk e di. Di që është errësirë, ftohtë dhe qetësi.

U ngrit e nxehur; kishte përsëri, mënyra të pakuptueshme, kundërshtuese.Ndërroi rrobat dhe doli pa shtuar asnjë fjalë. U kthye natën von, unë isha tashmë në shtrat.Ndoshta nga kërcënimi që tani qëndronte mbi kokat tona rifilluan atë natë, më në fund ishte zhdukur.

Në mëngjes u ngrita shpejt për të ikur në punë, e vështrova pak në gjumë, mendova se e desha shumë; sado e çuditshme tingëllon në buzët e mia, do t’ia kisha thënë, ishte e vërtetë dhe e drejtë t’ia thosha. Në mbrëmje, kur u ktheva, zonja A. s’ishte më. Ia kishte dalë nuk e di se si ta zhvendoste dollapin. Kishte marrë me vete ëndrrat, kështu më gënjeu mendja se do të kthehej.

Eroll Velija