“Me gjakun e amerikanëve do ta ndihmojmë UÇK-në”, bisedë e gjeneralit Clark me vartësit e tij

Iliria News Agency
Iliria News Agency

3 Prill, 2023

Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën e NATO-s në Kosovë si Komandanti Suprem i Aleancës në Evropë, kishte shkruar një libër pak vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Ish-komandanti i përgjithshëm i NATO-s, në librin e tij ”Të bësh luftë moderne”, kishte treguar edhe anën e panjohur të luftës së Kosovës, përcjell klankosova.tv.

Detaje të pathëna të negociatave e koordinimeve të sulmeve ushtarake ishin treguar për herë të parë në këtë libër.

Se aleanca mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe NATO-s ishte shumë e afërt, këtë e dëshmon personalisht gjenerali Clark në këtë libër.

Ai ka treguar për bisedën dramatike që ka zhvilluar me dy vartësit e tij: Mike Short dhe Jay Hendrixin, gjatë luftimeve të UÇK-së për Majën e Pashtrikut.

”Deri në orën 13:00, thash unë, ju do të më thoni se çfarë do të ndërmerrnit për t’i ndihmuar UÇK-së të mbajë pozicionet në majë të malit. Mali nuk do të humbet. Ne nuk do t’i lejojmë serbët të ngjiten në majë të malit. Do të paguajmë për atë majë të malit me gjakun e amerikanëve, nëse nuk i ndihmojmë UÇK-së të mbajë pozicionet. Ky është prioriteti im numër një”, tregon në rrëfimin e tij gjenerali Clark/demokracia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Albin-Kurti1

Kurti i përgjigjet Ramës për Asociacionin

bajram-begaj

Begaj kërkon unitet mbarëkombëtar

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

besnik bislimi albin kurti

Bislimi godet Lajçakun: E ka lëshuar rolin e ndërmjetësuesit, ai i ka kontribuar ardhjes në këtë pikë ku jemi

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

Jakov-Milatovic

Zgjedhjet në Malin e Zi, sondazhet favorizojnë partinë e presidentit Milatoviç

INFO

NA NDIQ