Transporti publik në Shkup prej nesër do të funksionojë sipas intenerarit javor dimëror, ndërsa sërish do të jenë falas biletat për nxënësit e shkollave të mesme.
Siç bëjnë të ditur nga NTP, në periudhën e kaluar, gjatë pushimit të vazhduar dimëror, autobusët kanë qarkulluar me intenerar të reduktuar, praktikë e zakonshme gjatë pushimeve të nxënësve.
Itinerari i autobusëve në të gjitha linjat është në dispozicion në faqen e internetit të NTP Shkup.