Me Gruevskin fillon testi për ndryshimet në Kodin Penal, ish-kryeministri mund të lirohet nga akuza në rastin “Titanik”

INA
INA

18 Shtator, 2023

Seancat për 14 lëndë gjyqësore të hapura nga PSP, si dhe nga Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, mund të sjellin liri për disa nga të akuzuarit për veprën penale të shpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Testi i ndryshimeve në Kodin Penal do të nisë me lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsi zgjedhore. Aty akuzohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Gjyqtari sipas detyrës zyrtare mund të caktojë parashkrim dhe në këtë mënyrë Gruevski të lirohet nga ndjekja e mëtutjeshme për këtë vepër. Prokurori që trajton çështjen mund të japë informacion mbi të cilin gjykata duhet të veprojë. Me ndalimin e post-pack-it, Gruevski do të marrë të drejtën të kompensohet dhe shteti t’i paguajë shpenzimet e tij.

Ky është rasti i parë, por jo i vetmi. Disa nga të tjerat janë: TNT, Talir, Talir 2, Thesari, Tarifa, Projektimi, Toplik, Titaniku, Tenderët, Titanik 2, Trajektorja, Shkallët spanjolle, Shënjestra/Fortesa.

Një pjesë e deputetëve, me ndryshimet në Kodin Penal, votuan për veprën e shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave, ku deri më tani dënimi ishte të paktën tre vjet burg, tani do të jetë nga një deri në 4 vjet burg. Paragrafi 5 i të njëjtit nen parashikonte dënim me të paktën 5 vjet burg dhe tani ai është fshirë. Në nenin 394 për bashkimin kriminal, dënimi për themeluesin e grupit ulet nga një në 10 vjet deri në 3 vjet, ndërsa për anëtarët nga një në 5 vjet deri në 2 vjet.

Me uljen e dënimeve hapet hapësira për parashkrimin e shpejtë të këtyre veprave penale, si dhe lirimin nga përgjegjësia të shumë ish-zyrtarëve që tashmë janë duke u ndjekur penalisht në faza të ndryshme.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-maqedonise-598x330

Aksident i rëndë në fshatin Kamjan. Një i vdekur i moshës 18 vjeçare dhe një i lënduar

Screenshot_2023-10-02-23-10-48-452-edit_com.android.chrome

Aliti: Ahmeti ka biseduar me Kovaçevskin për Ligjin e UÇK-së (video)

Screenshot_2023-10-02-22-04-57-428-edit_com.android.chrome

Gjeneral Lama: Aleksandër Vuçiqi, komandant i paaftë dhe frikacak…

LSDM SDSM

LSDM: Nuk rritet çmimi i energjisë elektrike, nga dhjetori rikthehet tarifa e lirë ditore

bilall kasami

Kasami paralajmëron prurje të reja në Lëvizjen BESA: Bashkohuni në kalanë e shpresës dhe dinjitetit!

universiteti-i-tetoves-UT

Rreth dy mijë studentë të rinj i filluan studimet në njësitë akademike të Universitetit të Tetovës

arber ademi

Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së!

Arbri 05

FNT SkupiFestival Shkup së shpejti do të fillon edicionin e tij të 17 të me radhë

fatos reka arjanit hoxha

Hoxha priti në takim ambasadorin e Fatos Reka

INFO

NA NDIQ