Me kë e festoi ditëlindjen, Eli Fara surprizohet në mes të Frankfurtit (Foto)

0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eli Fara ka festuar ditëlindjen.

Eli ka qenë në Frankfurt të Gjermanisë, nga ku ka kaluar disa momente të paharrueshme.

Nga disa postime në rrjetet sociale duket se këngëtarja ka festuar 52-vjetorin në një darkë private me miq dhe familjarë.

Ajo çka vihet re nga postimet është se teksa një djalë e ka surprizuar Elin dhe i ka sjell tortën e ditëlindjes, të gjithë të pranishmit kanë kënduar këngën për të.

‘Frankfurt, gëzuar ditëlindjen për mua. Kohë me familjen’, ka shkruar Eli pranë videos.