Dijana Toska
Vetëm pas 9 muajve qeverisje të koalicionit, VMRO/VLEN, oligarkët bashkë me agjenturat e tyre arrijnë ta lëkundin stabilitetin e qeverisë dhe si gjithmonë ndryshimet duhen të fillojnë me përçarjen brenda shqiptarëve.
Ribashkimi i hajnave dhe mbrojtja e shpinës njëritjetrit nga drejtësia e shtetit është histori 30 vjeçare e ekzistimit të këtij shteti të padefinuar i cili vazhdon të mbetet peng i parave të pista që sjellin mort të përvjetshëm.
Lufta kundër korrupcionit, eurointegrimet, ndryshimet kushtetuese mbesin vetëm pallavra të fushatës zgjedhore për ngopjen e shpresës së fukarenjëve.
Ta shohim me kend do ta ndajë tash e tutje, Tortën Mickovski???