Me këtë formacion Sylvinjo po përgatitet kundër Spanjës?!

Picture of Ina Online
Ina Online

22/06/2024

Shqipëria dhe Spanja luajnë të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.

Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë “Furisë së Kuqe”. Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.

Sulmi duket se do ketë Laçin në krah, i alternueshëm me Bajramin, teksa Arbër Hoxha do jetë në mbështetje të Brojës. Në stërvitjen e kësaj të shtune lojtarët kanë qenë në formë dhe nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim (veç Mihaj i diferencuar pa probleme), duke qenë një lajm i mirë për stafin teknik.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Laçi; Hoxha, Broja Trajner: Sylvinho

TË FUNDIT

Mallkimet e Heronjve

SIKUR TË FLISNIN MAJMUNËT

5 të arrestuar për ryshfet në bujqësi! Prokuroria zbulon skemën me 50,000 € në IPARD

I morën 700 mijë për 80 mijë denarë borgj, policia arreston babë e bir në Kavadar

Numri i viktimave nga zjarri në Tuzlla rritet në 13

Gjorgjievski: Atë që e filluam dje nuk është marketing, “pastrimi i përgjithshëm” do të vazhdojë vazhdimisht

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË