Me miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët do ecim përpara

0

Kryeministri Zoran Zaev sot u takua me një delegacion deputetësh nga Parlamenti shqiptar, i kryesuar nga Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme Mimi Kodheli.
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, në këtë takim u shpreh mbështetje të fortë për politikat e Kryeministrit për zhvillimin e shtetit dhe ndërtimin e miqësive me fqinjët.
Ne kemi treguar se me ndryshime pozitive dhe lidership, ne si shtete po ndryshojmë një rajon dhe përmes politikave të gjetjes së zgjidhjeve, miqësive dhe bashkëpunimit, kemi çka për t’i dhënë Evropës dhe se jemi pjesë e Evropës. Ne do të vazhdojmë dinamikën e bashkëpunimit rajonal duke i drejtuar institucionet të bashkëpunojnë më aktivisht përmes lehtësimit të procedurave të kalimit kufitar. Le të vazhdojmë me reformat, veçanërisht në gjyqësor”, deklaroi Zaev pas takimit. (INA)