Më mirë dorëhiqem sesa të nënshtrohem!

Picture of INA
INA

14/01/2025

Fati i Komisionit Parlamentar për çështje sociale ende mbetet i panjohur pas votimit të mosbesimit për kryetaren e këtij komisioni, Ilire Dauti. Edhe pse kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi ka deklaruar se votimi i interpelancës kundër Dautit nuk ka pasojë juridike, kjo e fundit parashikon të tërhiqet nga detyra kryetare e Komisionit për politikë sociale. Në reagimin e saj, Dauti do të zgjedhë të veprojë si deputete pasi interpelancën e votuar ndaj saj e vlerëson si zgjedhje midis largimit ose veprimit nën diktat të parisë E Majta dhe VMRO-së.

“I bie që nëse Ilire Dauti dëshiron të qëndrojë kryetare e komisionit, është e obliguar ta vendosë atë pikë në rend dite. Këtë unë kurrë nuk e bëj! Nëse deri tani unë i kam shërbyer çështjes duke mbajtur pozitën e kryetares së komisionit dhe në këtë moment nëse unë i shërbej çështjes që të mos jem unë arsyeja që ajo pikë të kalojë, unë zgjedh të mos jem kryetare komisioni dhe assesi e nënshtruar”, deklaroi deputetja Dauti.

Ndaj çështjes së interpelancës së Dautit, nuk kanë të ndalur edhe reagimet politike. Madje ndaj kësaj çështjeje kanë qasje të ndryshme edhe partnerët e koalicionit qeveritar – VMRO dhe VLEN. Nga VMRO-DPMNE deklarojnë se nuk ka rëndësi se kush e ka ngritur interpelancën dhe cila ka qenë tema apo arsyeja, rëndësi ka nëse është shkelur apo jo Rregullorja e Parlamentit. Deputeti i VMRO-së, Mile Lefkov, duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me interpelancën e kryetares së Komisionit për Çështje Sociale, Ilire Dauti theksoi se deputetët votuan për të vendosur se është shkelur Rregullorja e punës dhe se nga ai moment – kryetarja nuk ka më kredibilitet moral për të udhëhequr komisionin. “Askush nuk e konteston të drejtën e koalicionit opozitar të udhëhequr nga BDI për të propozuar kryetarin e ri dhe jemi të sigurt se koalicioni LSDM-BDI-Levica do ta mbështesë propozimin e ri, siç bëjnë shpesh për të koordinuar aktivitetin e opozitës në Parlament”, tha Lefkov nga selia e VMRO-DPMNE-së.

Nga ana tjetër, VLEN-i ka ripërsëritur qëndrimin se procedura e interpelancës për kryetaren e Komisionit për çështje sociale nuk nënkupton automatikisht edhe shkarkimin e saj. “Ajo vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit dhe pak a shumë kjo situatë varet prej vullnetit të saj. Mundet që ajo të jep vet dorëheqje, por vendimi është i saj. Nuk nënkupton që votimi i interpelancës për Ilire Dautin nënkupton shkarkimin e saj. Për shkarkimin e saj do të duhet të ndiqet procedurë tjetër”, theksoi zëdhënësi i VLEN-it, Driton Suljemani. I pyetur se në rast të propozimit të një kandidati tjetër nga Fronti Europian për pozitën e kryetarit të Komisionit për Çështje Sociale, a do të mbështesin koalicioni VLEN, Suljemani nuk kishte përgjigje konkrete, por tha se kjo do të duhet të analizohet. “Ajo është diçka tjetër, është një moment i ri dhe për atë do të duhet të diskutojmë dhe me kohë do të informojmë opinionin”

Nga LSDM vlerësojnë se përgjegjësinë për Dautin, si dhe për moscaktimin e seancës së Komisionit për Ligjin për “branitellat” e ka kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi. Sipas LSDM-së, është e pakuptueshme që edhe pse u votua mosbesimi ndaj kryetares së Komisionit, Iliri Dauti, kryeparlamentari Gashi thotë se kjo nuk nënkupton edhe obligim për shkarkimin e saj dhe se nuk ka efekt juridik.

“Pavarësisht nga motivet e fshehura të Levicës, ZNAM-it dhe DPMNE-së, një interpelancë nuk mund të ketë pasoja juridike. E gjithë përgjegjësia për mos mbajtjen e seancës për Ligjin për ‘branitellat’ dhe tani pas votimit të mosbesimit ndaj Dautit, e ka kryeparlamentari Afrim Gashi. Tashmë që është votuar interpelanca, apo mocioni i mosbesimit, është edhe përgjegjësi e kryeparlamentarit të bëjë të ditur se çfarë do të bëjë dhe cilat janë hapat e tij të ardhshëm.”, kanë thënë nga LSDM.

Ndërkohë nga Fronti Europian ende nuk janë deklaruar nëse në vend të Ilire Dautit do të propozojnë tjetër emër. Përndryshe, me 61 vota “për” dhe 22 kundër, Parlamenti e votoi interpelancën për punën e kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Ilire Dauti dhe miratoi konkluzën se pohimet në interpelancë janë të bazuara. Interpelanca për Dautin ishte ngritur nga deputetët e së Majtës, me pretekstin se ajo e kishte bllokuar Ligjin për ‘branitellat’, të propozuar nga deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska. (koha.mk)

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË