“Më mirë të vdes në shtëpi se të shkoj atje”, skandali i fundit e fundosi besimin e qytetarëve në shëndetësi

Picture of INA
INA

05/09/2023

Skandali i fundit në Klinikën e Onkologjisë ka shqetësuar shumë qytetarë dhe ka bërë që të humbin besimin në sistemin shëndetësor. Disa qytetarë që anketoi TV21 thonë se parapëlqejnë që të trajtohen në shtëpi në vend se të shtrihen nëpër spitale dhe dyshojnë në terapitë që marrin.

“Kjo është më e keqe se sa dikush që të vret me pistoletë, se për atë e di që do të vret, ndërsa këta na mbysin ngadalë dhe pa e ditur askush. Vetëm ata e dinë se çfarë na japin në gjak e në shpirt.”

“Nuk kam fjalë të ju them sinqerisht. Nga njerëzit e vdekur të merret provision, të merren ilaçe dhe të shiten, po rënqethem nuk kam fjalë. Nuk ka kurrëfarë pritje, kurrëfarë rendi.”

“Unë aspak nuk besoj në sistemin shëndetësor sepse edhe gruaja ime ka ndërruar jetë nga kanceri dhe dyshoj se edhe ajo është trajtuar ashtu. Mund të thuhet se deri diku mirë ishte por e dyshimtë është se kur e pyeta doktorin se çfarë bëhet me gruan time, më tha se ia bëjmë disi, domethënë se diçka nuk është në rregull.”

“Po a ka koment për këtë, ky është turpi më i madh në histori. Me Onkologjinë udhëheqin persona që nuk janë adekuat, dëgjojmë shumë zëra se prej aty ikaçet që duhet për pacientët tanë i çojnë jashtë Maqedonisë. Me këtë humbim shumë, nuk kemi më besim, kemi frikë. Më mirë të vdesësh në shtëpi se të shkosh atje.”

Në lidhje me këtë rast, dje qindra qytetarë protestuan përpara Qeverisë. Ata u dhanë ultimatum një javë autoritetet që të dalin me drejtësi. Ndryshe, ishin mediat ato që zbuluan se terapitë për pacientët me kancer ishin vjedhur dhe shitur në tregun e zi dhe disa prej pacientëve në vend të barnave u është dhënë përzierje fiziologjike.

TË FUNDIT

14 profesorë marrin vendime pune në Tetovë, Kasami: Mësimdhënësit tanë janë shtyllat e edukimit dhe të përparimit

Lidhja me Gjestin, reagojnë sërish familjarët e Eglit

Taravari lajmërohet nga Uashingtoni

Do t’i shpëtojë nominimit, Xumi “detyron” gjithë shtëpinë të hyjnë në tualet

Prokurori Kocevski flet për rastin e Artan Grubit

Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoni

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË