Më në fund, PINT zbulojnë kur del albumi i shumëpritur

0

PINT kanë zbuluar datën e publikimit të albumit ‘United State of Albania’.
Albumi shumë i pritur dhe i paralajmëruar tash e sa kohë nga dyshja e labelit PINT, po del në ditën e veçantë të Kosovës.

Lyrical Son dhe MC Kresha kanë vendosur që ‘United State of Albania’ të publikohet pikërisht më 17 shkurt, kur festohet edhe 11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, shkruan Gazeta Express.


Me anë të një postimi paralajmërues, dyshja kanë dhënë lajmin që ka gëzuar shumë fansat.Pak ditë më parë, ata kanë publikuar hitin ‘Mendjemadhe’ me Ledri Vulën, këngë kjo që ishte paralajmëruese për daljen e albumit e që është pritur shumë mirë nga publiku.