Me “Open Ballkan” treg me 12 milionë banorë

Me “Ballkanin e Hapur” (Open Balkan) përballë investitorëve të mëdhenj të huaj, tani nuk do të jemi një treg me dy, por një treg me 12 milionë banorë, që do të thotë se potenciali i rajonit për investime të huaja bëhet shumë më tërheqës dhe fitimprurës”, deklaroi Marjan Zabërçanet, koordinatori nacional i “Ballkanit të Hapur” në Maqedoninë e Veriut.

Ai paralajmëron në ditarin e TV Sitel se rajoni i Ballkanit Perëndimor së shpejti do të të jetë destinacion investimi, dhe se ky projekt nënkupton qarkullim të lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

“Bëhet fjalë për marrëdhënie më të mira mes vetë vendeve. Për ilustrim, kamionët që transportojnë mallra të caktuara nuk presin gjatë në kufi dhe në pika kontrolli, por kalojnë shumë më thjeshtë dhe më shpejt. Ne besojmë në kontrollin e Shqipërisë dhe Serbisë dhe ata besojnë në kontrollin tonë. Nëse një kamion me shalqinj nga Shqipëria do të udhëtojë në Serbi, do të kontrollohet një herë ose kurrë. Nëse atij kamioni iu deshën 30 orë për të kaluar nëpër të gjitha procedurat dhe kontrollet dhe pikat kufitare, tani bëhet shumë më shpejt dhe me efikasitet, në vetëm disa orë”, tha Zabrcanec.

Ai theksoi se tani janë në fazën e përgatitjes së softuerit për treg të lirë të punës me Serbinë dhe Shqipërinë, përkatësisht njohjen e diplomave dhe heqjen e lejeve të punës. (INA)