Më pak porosi për iPhone 14, është shumë i ngjashëm me modelin e vjetër

Apple javën e kaluar prezantoi katër modelet e serisë iPhone 14, dhe në Shtetet e Bashkuara ato tashmë janë të disponueshme për para-porosi. Analisti i famshëm Ming-Chi Kuo publikoi informacione se sa janë porositur këto modele të reja nga përdoruesit.

Sipas tij, modelet Pro performojnë mirë në krahasim me modelet e vitit të kaluar, gjegjësisht përdoruesit e iPhone 14 Pro e porosisin në mënyrë të ngjashme me modelin e vitit të kaluar, ndërsa iPhone 14 Pro Max ka rezultate më të mira se vitin e kaluar.

Ndryshe nga modelet Pro, modelet e zakonshme, pra modelet bazë, nuk performojnë shumë mirë. Sipas Kuo, iPhone 14 Plus performon më të dobëtin dhe dy modelet në fjalë kanë shifra më të këqija se iPhone SE dhe iPhone 13 mini.

Kjo nuk duhet të jetë aq befasuese kur mendoni se Apple vendosi të përfshijë edhe më pak veçori në modelet bazë këtë vit sesa modelet Pro. iPhone 14 punon në çipin A15 të vitit të kaluar, me përmirësime të vogla, nuk ka kamerën e re nga modelet Pro, madje nuk ka as prerjen e re, si dhe ekranin Always-On.

Me të vërtetë lind pyetja pse përdoruesit do ta blinin masivisht këtë telefon, kur mund të blejnë një nga modelet e vitit të kaluar me një çmim më të ulët ose të zgjedhin modelet Pro. (INA)