Më pak se 6 orë gjumë në ditë mund t’ju qoj në vdekje të parakohshme

0

Të bëni më pak se 6 orë në gjumë gjatë natës mund të dyfishoj rrezikun e një vdekje të hershme.
Një studim i ri ka gjetur se personat të cilët bëjnë më pak se 6 orë gjumë gjatë natës, mund të të qoj deri në vdekje të parakohshme si shkak i problemeve kronike.
Hulumtuesit nga Penslivania kanë testuar më shumë se 16 mijë të rritur në mes moshës 20 deri në 74 si dhe e ja kanë matur kohën e gjumit, raporton “The Indepedent”.
Rezultatet e publikuara kanë zbuluar se personat me sëmundje si: shtypja e lartë e gjakut, apo edhe tipi i dytë të diabetit kishin dy herë më shumë gjasa të përjetojnë një infarkt fatal në zemër nëse nuk bëjnë gjumë më shumë se 6 orë.Gjumi i pamjaftueshëm ka qenë i lidhur me stresin, jo disponim të mirë, harresën, mbi të gjitha me mbipeshën diabetin dhe probleme të tjera.
Po ashtu, ku studim ka gjetur se këta persona të cilët nuk marrin gjumë të mjaftueshëm ka rrit shanset e këtyre individëve me sëmundje të zemrës apo edhe me histori të infarkti, që po ashtu të zhvillojnë edhe kancer.
“Ne nuk jemi duke thënë se mungesa e gjumit shkakton kancer”, tha psikologu i gjumit dhe lideri i hulumtimit Fernandez-Mendoza. “Ne e dimë se njerëzit me sëmundje kanë më shumë probeleme me imunitet dhe kështu mund të zhvillojnë kancer.”