Më pak shqiptarë mbi gomone/ Në ishullin anglez po shkojnë më shumë indianë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/02/2023

Pavarësisht angazhimit dhe përpjekjeve qeveria Angleze nuk po mundet të ndalë një valë të re emigrantësh që mbërrin me gome.

Gjatë mesit të vitit të shkuar dhe këtë fillim viti, retorika e politikanëve britanik kishte në fokus shqiptarët.

Vetë sekretarja e punëve të brendshme Suela Braverman përtej çdo gjuhe në të qenurit politikisht e drejtë dhe korrekte, foli në parlament për një pushtim nga shqiptarët.

Deklaratat e saja shkaktuan një pakënaqësi legjitime nga komuniteti shqiptarë në Angli dhe prodhoi një reagim të fortë nga qeveria shqiptare.

Ndërkohë që kapitulli të qenurit të shqiptarëve kryefjalë e politikës dhe medias angleze po zbehet, në pah ka dalë një nacionalitet tjetër.

Tashmë nuk janë vetëm shqiptarët të cilët masivisht mbërrin më gomone e publikojnë video të udhëtimit të tyre në Tik Tok.

Kjo video tregon një gomone mbushur me qytetarë indian bashkëkombas të kryeministri Rishi Sunak dhe sekretares për Punët e Brendshme, Suela Braverman, duke kaluar Kanalin e Lamanshit.

Numri në rritje i indianëve që po mbërrin këtë fillim viti me gomone në Angli, nuk i ka shpëtuar komentit në Nigel Farage politikanit i cili udhëhoqi daljen e Anglisë nga Unioni Europian.

“Indianët në një numër të madh janë duke kaluar kanalin anglez. Ne kemi hapur dyert për të gjithë botën. Asnjëri prej tyre nuk duhet të kualifikohet për azil.”

Top Channel mëson se numri shqiptarëve mbërritur me gomone gjatë 49 ditëve të para të 2023 është i papërfillshëm krahasuar me nacionalitet e tjera.

Kjo si pasojë e përshpejtimit të kërkesave të azilit ndaj shqiptarëve dhe dëbimeve të përjavshme me avion Stansted-Tiranë.

Këtë të enjte sipas ministrisë së punëve të brendshme Home Office, u dëbuan 24 shqiptarë pa të drejt qëndrimi në Britaninë e Madhe.

Mes të dëbuarve shqiptarë mbërritur javët e fundit me gomone përfshi persona të cilët kishim mbaruar dënimet për vepra të ndryshme penale e të dënuar në total me 23 vite burg./ Top Channel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Kurti len opozita kasami gashi mexhiti

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Berlin (FOTO)

policia italiane

Kërkohej nga Italia, shqiptari arrestohet në aeroportin e Valencias

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

ilir ikonomi

Ilir Ikonomi, fituesi i Çmimit ‘Lumo Skëndo’ me ‘Apostulli-n’

zvicer zurich cyrih

Universiteti i Cyrihut tërhiqet nga renditja ndërkombëtare e universiteteve

zvicer-1

Gjeneva mund të kërkojë taksi elektrike nga viti 2030

euro

Sa do të rriten pagat në eurozonë?

qeveria kosoves prishtine

Kosovë: Hapet platforma për regjistrimin e diasporës

skare

25 mijë euro gjobë nëse kapeni duke bërë skarë në tarracën tuaj

INFO

NA NDIQ