Me pasaportë të Maqedonisë ku mund të udhëtoni pa vizë?

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut vazhdon të rangohet në mes të listës së shtetve me pasaportën më të fuqishme në botë, ku pa pengesa mund të lëvizet.

Sipas të dhënave të fundit, me këtë pasaportë mund të udhëtohet pa vizë në 125 shtete dhe territore.  Në 35 shtete, ku është e mundur hyrja me pasaportë të Maqedonisë së Veriut, kërkohet vizë, por ajo lëshohet me procedurë të shpejtë pas mbërritjes në vend.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është e 44-ta në botë për nga “fuqia”, sipas hulumtimit të fundit të realizuar nga organizata „Hanley and partners“, dhe bazuar në të dhënat ekskluzive të Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA) – baza më e madhe e të dhënave të udhëtimeve, përcjell INA.

Në renditje janë marrë gjithsej 199 pasaporta, të cilat renditen nga vendi i 1-të në të 112-të, pasi disa prej pasaportave ndajnë pozicionin.

 

EVROPË – thuajse në të gjitha vendet evropiane dhe ato anëtare të BE-së përveç Irlandës hyrja për qytetarët e Maqedonisë së Veriut është pa viza, përkatësisht për hyrje kërkohet vetëm pasaportë dhe jo vizë.

Ndërsa viza është e nevojshme: Irlandë, Britani e Madhe, Rusi, Gjeorgji, Azerbajxhan dhe Gjibraltar.

 

AMERIKË (Veriore, Jugore, Qendrore) – Viza kërkohet nëse udhëtoni në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Ndërsa pa viza mund të udhëtoni në këto shtete: Kubë, Haiti, Bahamas, Dominika, Republika Domenikane, St. Vincenti dhe Grenadinet, St. Keats dhe Nevis, St. Martin, Curacao, Aruba dhe të tjerë. 

Në Xhamajka mund të hyni me pasaportë , por viza duhet të merret në kufi, pra në hyrje të vendit.

Ndryshe nga Amerika e Veriut, shumica e vendeve në Amerikën e Jugut lejojnë qasje vetëm me pasaportë të Maqedonisë së Veriut. Kështu pa vizë mund të shkoni: Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Peru, Kili, Guiana Franceze. Në Bolivi duhet të siguroni vizë në hyrje. 

Qytetarët e Maqedonisë duhet të sigurojnë vizë për të udhëtuar: Venezuelë, Uruguaj, Paraguaj, Surinam dhe Guajana, edhe ate përpara se të mbërrijnë.

Nga vendet e Amerikës Qendrore, pa vizë, vetëm me pasaportë , mundësohet në Guatemalë, Honduras, El Salvador, Nikaragua dhe Panama. Një udhëtim në Belize dhe Kosta Rika kërkon vizë paraprakisht.

AZI- Kontinenti aziatik në përgjithësi nuk është lehtësisht i  qasshëm për qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Pa vizë mund të udhëtoni: Japoni, Indonezi, Hong Kong, Makao, Malajzi, Singapor dhe Uzbekistan.

Vende ku kërkohet pajisje me vizë pas mbërritjes janë: Bangladeshi, Kamboxhia, Kirgistani, Laosi, Maldive, Nepali, Sri Lanka, Tajvani, Timori Lindor dhe Irani.

AFRIKA –  Shtetet dhe territoret afrikane ku mund të udhëtoni pa vizë janë shumë pak edhe ate:  Gambia, Tunizia si dhe territoret kolonitë franceze Mayotte, Réunion. 

Vendet ku duhet vizë në hyrje të atij shteti janë: Egjipti, Madagaskari, Arabia Saudite, Seychelles.  Ndërsa vendet ku duhet të sigurohet vizë para se të udhëtoni janë: Algjeri, Marok dhe Afrikën e Jugut. Faqja e internetit Henley Passport nuk ka të dhëna për vendete Afrikës Veriperëndimore apo Saharasë Perëndimore.

Në AUSTRALI dhe ZELANDËN E RE për të udhëtuar duhet të siguroni vizë para se të niseni. (INA)