Me pasaportën e Maqedonisë mund të udhëtohet në 130 vende pa vizë

INA
INA

26/12/2023

Faqja e internetit “Passport Index” publikoi listën e pasaportave më të fuqishme në botë dhe sipas listës së fundit, në vend të parë është pasaporta e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Passaport Index” rendit pasaportat e 96 vendeve të botës.Mbajtësit e pasaportave të Emirateve të Bashkuara Arabe mund të udhëtojnë në 180 vende të botës pa vizë.

Vendin e dytë, me mundësinë e udhëtimit në 178 shtete pa vizë, e ndajnë pesë shtete, Gjermania, Spanja, Franca, Italia dhe Holanda.

Vendi i tretë pa vizë mund të udhëtojë në një vend më pak – 177, dhe atë e ndajnë pesë vende, përkatësisht Suedia, Finlanda, Luksemburgu, Austria dhe Zvicra.

Gjashtë shtete janë në vendin e katërt Danimarka, Belgjika, Portugalia, Polonia, Irlanda dhe Koreja e Jugut, dhe ata që kanë këto pasaporta mund të udhëtojnë në 176 vende pa vizë.Në vendin e gjashtë janë tre pasaporta – sllovake, amerikane dhe australiane. Me to mund të udhëtoni në 174 vende pa vizë.

Sllovenia ndan vendin e shtatë me katër vende të tjera, Maltën, Estoninë, Lituaninë dhe Kanadanë, dhe qytetarët e tyre mund të udhëtojnë pa viza në 173 vende.

Kroacia është gjithashtu në top 10, duke e ndarë atë vend me Letoninë, Islandën dhe Lihtenshtajnin. Me këto pasaporta mund të vizitohen 172 shtete pa vizë.

Ata që kanë një pasaportë bullgare, rumune ose qipriote pa viza mund të hyjnë një vend më pak (171).

Pasaporta serbe është në vendin e 32-të dhe me të mund të udhëtoni në 137 shtete pa vizë.

Pasaporta e Maqedonisë së Veriut është në vendin e 36-të, së bashku me Samoa dhe Tuvalu, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë në 130 vende pa vizë.Pasaporta e Malit të Zi është në vendin e 37-të, e cila e ndan atë me pasaportën turke dhe me to mund të udhëtoni në 129 vende pa vizë.

Pasaporta e Bosnjës dhe Hercegovinës është në vendin e 44-të dhe ata që e zotërojnë mund të vizitojnë 121 vende pa vizë./

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ