“Më përdhunoi 7 herë”, detaje tronditëse nga abuzimi i shqiptares në Greqi, dëshmitarja: E gjeta gjysmë të zhveshur…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përdhunimi që iu bë një ditë më parë një 50-vjeçareje shqiptare në Athinë.

Zëdhënësi i EL.AS. zbuloi se është identifikuar autori i përdhunimit të pastrueses 50-vjeçare në Petralona. Ajo ka dëshmuar se është përdhunuar 7 herë.

Një dëshmitare, ka rrëfyer në polici momentet e para kur është ndeshur me gruan nga Shqipëria. “E gjeta gjysmë të zhveshur, me fytyrë të deformuar nga rrahjet. Ajo ishte strukur, ishte në gjendje të rëndë psikologjike”, mësohet të ketë thënë gruaja.

50 vjeçarja tashmë ka dalë nga spitali, ku u dërgua për mjekim. Ajo tha se ishte rrahur dhe përdhunuar nga qiramarrësi i ndërtesës.

Nga ekzaminimet e para, u zbulua se ajo kishte një frakturë në hundë dhe një dëmtim të syrit të djathtë, një fakt që konfirmon se ajo, ndër të tjera, ishte rrahur nga autori. Mjekët janë në pritje të rezultateve të testeve për të parë nëse janë gjetur mostra të ADN-së nga autori i sulmit brutal.

Bullgari i cili abuzoi për 9 orë me pastruesen 50-vjeçare mbetet ende në këkrim. Burimet e policisë bëjmë me dije se autori mund të jetë midis 25 dhe 35 vjeç. Ai u arratis para ndërhyrjes së policisë në shtëpinë e tij./OraNews