Me problemet e vjetra, nesër nis viti i ri shkollor

INA
INA

31 Gusht, 2023

Nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm po bëjnë përgatitjet e fundit për të nisur vitin e ri shkollor 2023-24, shkruan Alsat.

Ndryshe nga të tjerët, nxënësit e klasës së tretë dhe të gjashtë do të mbeten në pritje të librave. Siç tha ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri  tekstet për klasën e tretë tashmë janë aprovuar dhe po printohen ndërsa ato për klasën e gjashtë janë në fazë të aprovimit.

“Janë në fazë ku autorët kanë dhënë vërejtje nga komisioni recensues, ka mbet vetëm referuesi pranë këshillit nacional për lëndë të caktuara. Lëndën e gjuhës shqipe e kemi më tash të aprovuar në klasën e gjashtë që është arrit në një kohë maksimale në këtë periudhë dhe ato pasi të aprovohen secila do të dorëzohet deri tek nxënësit. Besoj dhe nuk do të jetë përsëritja e vitit të mëparshëm. Gjithçka edhe për klasën e gjashtë jam i bindur që do të ndodhë brenda shtatorit  për disa lëndë të caktuara, për disa lëndë në fillim të tetorit”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Në prag të nisjes së mësimit, ministri Shaqiri kujtoi sindikatat e arsimit që mos të përfitojnë anëtarësi në kurriz të nxënësve dhe mësimdhënësve duke paralajmëruar grevë në mësim.

“Nuk dua që nxënësit ose mësimdhënësit të jenë pjesë e politikës ditore që zhvillohet mes sindikatave se cila të marrë më shumë anëtarësi, le të gjejnë çfarëdo lloj instrumenti tjetër. Unë e them se nga 1 Shtatori do të kenë paga më të larta të cilat në vazhdimësi, brenda një viti janë rritur për 35 % e që nuk është bërë për më shumë 20 vjet. Nëse vazhdojmë kështu, me modelin e ri të marrëveshjes kolektive atëherë për çdo vit do të kemi rritje pagash”, u shpreh Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Ndër risitë me të cilat nis ky vit shkollor është edhe pushimi pranveror që do të realizohet nga 29 prilli deri më 5 maj 2024.

Gjithashtu, Shaqiri tha se nuk do të mungojë siguria në shkolla, asistentët për fëmijët me aftësi të posaçme. Viti i ri shkollor do të përmbyllet më 17 qershor 2024./ Alsat.mk

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-neziri

Neziri: VMRO-ja ka mbështetur ligjin për Amnisti në takimin me ministrin Lloga

kovacevski talat xhaferi kuvend

Kovaçevski: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e rastit “Monstra”

burgu-idrizove

Ligji për amnisti në Maqedoni, pritet lirimi i 286 të burgosurëve

IMG_5599

Gjuhë e urrejtjes nëpër media gjatë informimit për ndryshimet kushtetuese

krenar lloga

Nuk pajtohet me ndryshimet e Kodit Penal/ Lloga tregon përse nuk i nënshkroi ndryshimet ligjore

Krenar lloga

Lloga për Ligjin për amnisti: Pres mbështetje dhe përveç albumit me fotografi nga vizita ime, do të blej edhe pasqyrë, për secilin deputet që të shikohet në pasqyrë para se të votojë për këtë ligj

bekim sali

Bekim Sali shpalos dokumentin ku shihet se deputetët e Alternativës nuk kanë votuar për propozimin për ndryshimet në Kodin Penal!

spitali-manastir

Mexhiti: ISHSH do të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm për vdekjen e 24-vjeçarit nga temperatura e lartë

konference ut jusuf

Universiteti i Tetovës mori pjesë në konferencën e Asociacionit të Universiteteve Ballkanike

INFO

NA NDIQ