Me pushime në Zvicër, Nora Istrefi shpenzon mijëra euro vetëm për një veshje

Kur bëhet fjalë për veshjet, duket se Nora Istrefi nuk kursehet! Këngëtarja e njohur njihet për stilin e veçantë, të cilin na e tregon me postime në rrjete sociale.

Së fundmi, Istrefi ka udhëtuar drejt Zvicrës për të kaluar disa ditë pushimi.

Ajo vendosi të publikonte disa foto të saj dhe të vajzës, Renesë, nga koha e bukur që po kalojnë së bashku.

Në fotot e para, shfaqet vetëm vogëlushja, ndërsa në dy fotot e fundit, Nora.

Ajo tërhoqi vëmendje me veshjen që kishte zgjedhur për të dalë në borë, e cila i nxirrte në pah të gjitha format trupore seksi.

Por, a e dini sa ka shpenzuar ajo për këtë look?

Sipas “Shqip.closet”, një faqeje në Instagram, çmimi i plotë i veshjes së Norës është 2,300 euro.

Çmimin më të lartë e kishte xhupi, 1,370 euro, ndërkohë që vetëm aksesori në kokë i ka kushtuar 280 euro.