Me riorganizimin e Departamentit të Shtetit, parashikohet heqja e 132 zyreve dhe 700 vendeve të punës

Picture of INA
INA

23/04/2025

Sekretari shtetëror amerikan, Marko Rubio dje e ka publikuar pjesën e parë të planit të madh për riorganizimin e Departamentit të Shtetit, i cili parashikon heqje të 132 zyreve të brendshme, zvogëlim të rreth 700 vendeve të punës në Uashington dhe mbyllje të zyreve kushtuar krimeve të luftës dhe koflikteve globale, sipas një funksionari të lartë të Departamenti të Shtetit dhe dokumentet, deri tek të cilat ka ardhur Si-En-En.

Sipas Departamenti të Shtetit, këto ndrshime janë të domosdoshme që të ruhet efikasiteti dhe relevanca e institucionit. Një funksionar i lartë e ka përshkruar diagramin vijues organizativ të Departamentit si “më të madh”, duke theksuar se ai ka “ndikim të dëmshëm ndaj politikës së jashtme”. Edhe pse ndryshimet nuk do të sjellin pushime momentale, funksionari tha se disa nëpunës do të mund t’i humbin pozitat e tyre. Si pjesë të riorganizimit, pritet të hiqen 700 vende të punës në selinë në Uashington.

“Sot është dita. Nën udhëheqjen e presidentit dhe me rekomandimin tim, e heqim ngarkimin burokratik, i cili zgjat me dekada në Departamentin e Shtetit. Këto ndryshime do t’u mundësojnë diplomatëve tanë të talentuar t’i vënë SHBA-në dhe amerikanët në vend të parë”, ka shkruar Rubio në platformën X.

Qëllimi i riorganizimit është ristrukturimi i Departamentit në përputhje me prioritetet e administratës, me uljen e numrit të përgjithshëm të zyrave nga 734 në 602. Fokusi fillestar i propozimit është te zyrat e brendshme, ndërkohë që në këtë fazë nuk preken ambasadat dhe konsullatat jashtë vendit. Megjithatë, zërat për ndryshimet e propozuara kanë shkaktuar shqetësim dhe ankth tek punonjësit e Departamentit”, shkruan Si-Si-En.

Propozimi i riorganizimit nuk hyn në hollësira, por i udhëzon zëvendëssekretarët të zhvillojnë plane për zbatimin e ndryshimeve deri më 1 korrik, sipas memorandumit që sot zëvendës sekretari i Shtetit, Kristofer Landau e dërgoi deri te punësuarit.

Plani i riorganizimit është zhvilluar që në fillimet e administratës së Donald Trampit dhe pritet që këto të mos jenë ndryshimet e vetme, sidomos kur bëhet fjalë për misionet diplomatike ndërkombëtare.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË