Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

INA
INA

11/12/2023

Në Berovë dhe në Kodrën e Diellit sot në mëngjes është më së ftohti, minus katër gradë, ndërsa më së ngrohti është në Dojran, pesë gradë.

Siç kumtoi DPHM-ja, deri në orën 7:30 minus tre gradë janë matur në Berovë, Tetovë, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, minus dy gradë në Shkup-Petrovec, Prilep, Strumicë, Ohër, Demir Kapij, minus një në Shtip, Kriva Pallankë, Kavadar. Zero gradë janë matur në Veles, Pretor, Vinicë, një në Dibër dhe dy gradë në Gjevgjeli.

Më së shumti dëborë në 24 orët e kaluara ka rënë në Kodrën e Diellut gjashtë centimetra, ndërsa në Krushevë tre centimetra.

Sipas DPHM-së, më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Dibër – gjashtë litra për metër katror, ​​tre në Ohër dhe Pretor, dy në Krushevë dhe një litër për metër katror në Manastir dhe Hanet e Mavrovës.

Në gjysmën e parë të natës ka qenë me vranësira të ndryshueshme në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore me reshje lokale të dobëta shiu, kurse në male me borë të dobët lokale. Në gjysmën e dytë të natës, vranësitë janë ulur dhe frynte erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. Paraditen e sotme mbizotëron mot me diell, ndërsa në disa lugina ka paraqitje të mjegullës.

Në orët e paradites do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla, ndërsa nga fundi i ditës vranësira do të rritet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Në orët e natës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu. Temperatura maksimale do të lëvizë nga 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup me diell, pasdite me vranësira të lehta deri në mesatare. Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira të dukshme me reshje të dobëta shiu. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Baza ajrore Kucove

Baza e NATO-s në Kuçovë merr jehonë, Rama paralajmëron edhe bazën detare

UT Universiteti tetoves

VLEN: BDI nxori në rrugë elitën intelektuale shqiptare

Koridori-8-10d

Fati i zi i 10 projekteve kapitale në rajonet shqiptare në Maqedoni

shqiper kosov

Filloi zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës që e lidh Kosovën me Shqipërinë

thumbs_b_c_9349a89cefb82dd84330a3a5dea34148

Përurohet baza ajrore e NATO-s në Shqipëri

pompa-benzines-derivatet-naftes

Lirohet çmim i naftës, shtrenjtohet çmimi i benzinës në Maqedoni

partite politike shqiptare VLEN BDI Populli PDSH ASH Sela PDE

Përpos liderëve këto janë emrat e disa kandidatëve për deputetë që po kalkulohen në Nj.6 zgjedhore?!

Albin Kurti Shkup

​Kurti: Ballkani Perëndimor është i kërcënuar nga shteti serb

kucove baza ajrore

Në Kuçovë përurohet baza ajrore e NATO-s, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë dronët Bayraktar

INFO

NA NDIQ