Më shumë reshje shiu kishte në Prilep dhe Berovë! Edhe sot pritet mot jostabil

Më së shumti shi gjatë 24 orëve të fundit ka ra në Prilep dhe Berovë – 24 l/m2, në Krushevë – 18, në Shtip – 13, në Kriva Pallankë, Vinicë dhe Gjurishtë nga 12, në Pretor – 8, në Kodrën e Diellit – 7, në Shkup – Zajpçev Rid dhe Pozharan nga 6, në Hanet e Mavrovës dhe Llazaropole nga 2 dhe Tetovë dhe Manastir nga 1 l/m2.

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset lokale do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje të dendura shiu, shkarkime të forta elektrike, erëra të fuqishme dhe kushte për breshër të izoluar.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 29 deri në 36 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë Celsius.