Më shumë se 300 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

6 Shkurt, 2023

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriore të hënën, duke lënë të paktën 300 të vdekur dhe mbi 400 të plagosur.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) tërmeti ndodhi pak pas orës 4 të mëngjesit të së hënës me orën lokale – 23 kilometra në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, dhe në një thellësi prej 24.1 kilometrash.

(Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin).

Ndërsa në Siri të paktën 111 njerëz vdiqën dhe më shumë se 500 u plagosën, njoftoi TV shtetëror sirian duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë.

Vdekjet u raportuan në Aleppo, Latakia, Hama dhe Tartus.

Dhjetra njerëz janë të bllokuar nën rrënoja, sipas grupit “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, një organizatë humanitare e krijuar për të shpëtuar njerëzit e plagosur në konflikt.

Videot e shpërndara në mediat sociale tregojnë dhjetëra ndërtesa të shembura, dhe njerëz duke qëndruar nën qiellin e hapur në motin e ftohtë, me shi dhe borë.

Punonjësit e shpëtimit mund të shihen duke kryer operacione kërkim-shpëtimi, raporton CNN.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ