Më shumë se 400 persona u ndëshkuan me sheriat në Afganistan

ina-online
ina-online

02/12/2023

Qeveria e udhëhequr nga talibanët në Afganistan njoftoi se i ka ndëshkuar 417 njerëz me ligjin (islamik) të sheriatit gjatë periudhës së fundit 12-mujore, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Afghan Witness, një organizatë e cila i vëzhgon shkeljet e të drejtave të njeriut në Afganistan.

Afghan Witness i mblodhi këto të dhëna duke i shqyrtuar njoftimet e ndëshkimeve me sheriat që ishin postuar në uebsajtin e Gjykatës Supreme e cila udhëhiqet nga talibanët. Njoftimet janë bërë publike prej se lideri suprem taliban, Mulla Hebatullah Akhundzada, njoftoi se ndëshkimet me sheriat u kthyen në fuqi në nëntor 2022.

Akhundzada kishte urdhëruar kthimin në fuqi të ndëshkimit islamik dhe ndëshkimit trupor, pak pasi talibanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht të vitit 2021.

Afghan Witness tha më 29 nëntor se i shqyrtoi ndëshkimet e bëra nga 26 tetori 2022 deri në 26 tetor 2023, dhe gjeti se 71 njoftime u ishin dorëzuar 417 personave.

Ato përfshinin nëntë “ndëshkime kisas” gjatë kësaj periudhe, përfshirë dy që rezultuan me ekzekutimin e vrasësve të dyshuar, ndërsa shtatë të tjerët u falën.

Në islam, ndëshkimet kisas janë një formë e ndëshkimit për shkeljet e kufijve të caktuar nga Zoti, si vrasja, vjedhja dhe tradhtia bashkëshortore. Të dënuarit mund të ekzekutohen, të rrihen me kamxhik, të vriten me gur, apo t’iu këputen gjymtyrët.

Ndëshkimi më i zakonshëm ishte rrahja me kamxhik, sipas një kategorie të ligjit të sheriatit, i cili përfshin ndëshkime diskrecionale që nuk janë të përfshira në librat fetarë.

Talibanët e kanë cilësuar zbatimin e ligjit të sheriatit si “të drejtë, fetar dhe i kërkuar nga qytetarët afganë” dhe pretendojnë se ndëshkimet kanë ndikim frenues, sipas Afghan Witness.

Pasi e morën pushtetin në dorë në gusht 2021, kur forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën nga vendi, talibanët e rrënuan sistemin e drejtësisë së Afganistanit, i shfuqizuan të gjitha ligjet dhe i zëvendësuan gjykatësit, prokurorët dhe avokatët./REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

izrael tel aviv gaza

Izraeli humbi 25 miliardë dollarë në tre muaj! Sa do të kushtojë lufta në Gaza?

Aleksej Navalny

Ekipi i Alexei Navalny: Trupi i tij do të mbahet edhe dy javë për analiza kimike

dergesat port kontejner

Dërgesat nga Aliexpress dhe kompanitë e tjera aziatike drejt Evropës do t’i paguani 400 herë më shtrenjtë, ja përse?

david cameron

“Çfarë bëri Putini ishte e tmerrshme”,Cameron pas vdekjes së Navalnyt do ketë pasoja

Lufthansa

Lufthansa sërish anulon disa fluturime

Xhozef Joseph Borell

Shefi i diplomacisë së BE-së: Palestinezët po përballen me dhunë në rritje

shtepia e Bardhe-usa

FOTO/ Si një 20-vjeçar vodhi një helikopter ushtarak dhe e uli në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, 50 vjet më parë

INFO

NA NDIQ