Më shumë se 60 njerëz janë të zhdukur, mbi 6 mijë të plagosur pas shpërthimit në Bejrut!

0

Më shumë se 60 persona ende janë të zhdukur në Bejrut, katër ditë pas shpërthimit, theksoi zëdhënësi I Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit.

Nga shpërthimi në portin e Bejrutit katër ditë më parë jetën e kanë humbur 154 persona, ndërsa 25 prej tyre ende nuk është përcaktuar itentiteti i tyre.

Nënsekretari i ministrit libanez të Shëndëtsisë, Riza al-Musav, ka bërë të ditur se në shpërthimin e ndodhur në Portin e Bejrutit kanë humbur jetën të paktën 154 persona dhe se numri i të plagosurve është rritur në 6 mijë.

Duke folur për AA, Musav tha se në mesin e të plagosurve 120 persona janë në gjendje kritike dhe se punimet për kërkimin e personave të humbur vazhdon. Ai vlerësoi se “numri i të vdekurve mund të rritet”.

Më 4 gusht, në Portin e Bejrutit shpërtheu një zjarr në një depo me lëndë shpërthyese, pas së cilës ndodhi një shpërthim shumë i fuqishëm që tronditi tërë qytetin.

Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud, bëri të ditur se dëmi i shkaktuar nga shpërthimi në Portin e Bejrutit mund të arrijë 10 deri në 15 miliardë dollarë.