Më tepër vlen koka e dashit, se sa e UDBA-shit

Nga Reshat Nexhipi

Dy fjalë, rreth emrave të rrugëve të Shkupit. Në përgjithësi, lista është në rregull, me përjashtim të disa komunistëve, të cilët, kanë zënë vendin e ballistëve, si dhe emri i një akademikut, i cili nuk meriton as të kujtohet e jo dhe të nderohet, madje as nga maqedonasit, sepse tërë jetën i ka mashtruar, shqiptarët, nga gjiri i të cilëve ka dalë, i ka nënçmuar, kurse autorin e këtij shkrimi, madje, e ka dëmtuar, ja pse:

Kur, unë, në shtypin maqedonas, ose gjatë tubimeve të ndryshme në Manastir, tregoja realitetin e origjinës të tij, gazeta e këtij qyteti, më quante nacionalit, separatist, mashtrues e etj.etj., kurse zotriu, edhe pse i përcillej kjo, heshte dhe priti të realizojë tëra qëllimet e veta, pastaj të tregojë publikisht origjinën, gjë që, edhe pse me vonesë, është tepër e qëlluar nga ana e tij, sepse, me qëllim ose pa të, i tregoi tërë botës se shqiptari, në ish Jugosllavi, në kohën e regjimit komunist, mund të bëhej akademik, nëse deklarohej për maqedonas, ose të bëhej vegël e pushtetit: udbash, të cilëve, populli ynë, u ka thurur shprehjen ,,Më tepër vlen koka e dashit, se sa e udbashit,,.
Mos keqkuptohemi, ajo që thashë për akademikët, vlen vetëm për ata që janë dëshmuar si udbashë, e jo për çdo akademik shqiptar, gjë që vlen edhe për shumë nga ata që kanë hyrë në listën e udbashëve, gabimisht, ose për shkaqe të ndryshme, pa dëmtuar njeri.

Do përfundoj me një porosi për kompetentët tanë: Zotërinj të nderuar, para se të sillni ndonjë vendim të rëndësishëm, duhet të konsulltoheni me profesionistë dhe me njerës që janë dëshmuar si kombëtarë, e jo me njerëz të kohës së Gligurit, siç e quan, me të drejtë, historiani i Kërçovës, përndryshe, pa dashje, komptomitoheni para popullit që u ka zgjedhur, gjë që vlen edhe për çështjen në fjalë, lidhur me emrat e rrugëve, ose me çmimet kombëtare, etj.