Me vizitën e Cholet u riafirmua mbështetja e SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/01/2023

Vizita në Shkup e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, vjen në një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën. Ky është vlerësimi i djeshëm pas takimit të përbashkët të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me zyrtarin amerikan.

Kryeministri beson se partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin e ardhshëm, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Përkundër faktit se Shole dhe Kovaçevski kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit, në takimin në Qeveri nuk është përmendur “lista e zezë” e SHBA-së për sanksione.

Në takim u theksua mbështetja e madhe nga SHBA-ja në përparimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut dhe u vlerësua se miqësia tradicionale, e sinqertë dhe shumëvjeçare me SHBA-në ka rëndësi të madhe në zhvillimin e demokracisë, reformës dhe proceseve integruese në vend.

Gjithashtu u konstatua se partneriteti strategjik i Maqedonisë së Veriut me SHBA-në është një mbështetje e fortë për të gjitha proceset e rëndësishme për të ardhmen demokratike të vendit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Në takim, Kovaçevski dhe Shole diskutuan për progresin që është bërë në vitet e kaluara në luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e shtetit për arritjen e qëllimit të sundimit suprem të ligjit në nivel të BE-së si aspirant për anëtarësim në Union në vitin 2030.

Me këshilltarin Shole biseduan edhe për rrugën evropiane të shtetit, për rëndësinë e madhe të stabilitetit politik në vend dhe të zbatimit të të gjitha reformave, sjelljen e vendimeve të cilat do të thonë integrim i shtetit në BE dhe për ndryshimet kushtetuese.

Mes temave kyçe për të cilat biseduan me këshilltarin e DASH-it është edhe përballja me krizën ekonomike dhe energjetike gjatë sjelljes së të gjitha masave, megjithatë edhe gjatë sigurimit të tërë asaj që nevojitet për furnizim të papengueshëm me energji elektrike me qëllime të subvencionuara, për çka thotë, kemi ndihmë të madhe nga SHBA-ja dhe konkretisht nga z. Shole.

Lista për sanksione apo e ashtuquajtura “lista e zezë” nuk ishte temë e takimit. Ai në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Pekabesko”, sqaroi është aktivitet të cilin e zbaton SHBA-ja në suaza të Strategjisë së saj për luftë kundër korrupsionit të shpallur nga ana e presidentit amerikan, ku saktë janë cekur aktivitetet të cilat ndërmerren lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit në SHBA ashtu edhe në shtete të cilat janë partnere të saj, siç është edhe Maqedonia e Veriut.

Pas takimit u ra dakord për një takim të ri në pjesën e dialogut strategjik që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është paraparë të zhvillohet në gjysmën e parë të këtij viti 2023.

Këshilltari i Departamentit të Shtetit Shole u prit dje në Qeveri dhe zhvilloi takim me kryeministrin Kovaçevski i shoqëruar ngaëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në profilin e tij në Fejsbuk në lidhje me takimin e djeshëm në Qeveri me Shole ka shkruar se projektet dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik janë bazë solide për forcimin dhe avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik të lidhjeve dypalëshe.

Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, nga Shkupi shkon për Prishtinë në takime me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Në fokus të bisedimeve do të jenë përpjekjet e SHBA-së që të ndihmojë në avancimin e integrimit kosovar dhe euroatlantik, duke përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuara në njohjen e ndërsjellë.

Chollet sot do të vazhdojë në Beograd, ku me udhëheqësinë e Qeverisë serbe do të bisedojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe progresin drejt qëllimit të Serbisë për qasje në BE. Ai, gjithashtu, do të bisedojë për rolin e Serbisë në përforcimin e paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Qëllimi i vizitës së Shole në Ballkanin Perëndimor, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, është të theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Anxhela Ageler të hënën tha se SHBA-ja ka plan që t’i riafimojë prioritetet e përbashkëta siç është lufta kundër korrupsionit dhe se kjo do të mbetet prioritet për Uashingtonin dhe do të ngritë disa çështje gjatë vizitës së këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Shole.

Ageler theksoi se ky do të jetë vit shumë intensiv, ndërsa siç tha, këshilltari amerikann me vizitën e tij do t’i konfirmojë angazhimet dhe mbështetjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut.

Chollet duhej të udhëtonte në Shkup muajin e kaluar, por vizita e tij ishte shtyrë për shkak të testit pozitiv në Kovid.

TË FUNDIT
46 minuta
Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta
51 minuta
Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste
53 minuta
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
1 orë
Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni
1 orë
Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Ndryshimet kushtetuese, Kasami: Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në
4 orë
Do të largohen rekuizitat argëtuese në Karposh të Shkupit, konfirmon MPB
21 orë
VLEN vazhdon negociatat për qeverinë e re! Zejdi thotë se ka mekanizma për t’i parandaluar, nuk përjashton protestat
53 minuta
Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!
1 ditë
Mesazh tjetër nga Greqia: Marrëveshja e Prespës nuk mund të rishikohet vetëm nga njëra palë
7 orë
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
1 ditë
RMV, shtetas të huaj kanë denoncuar dy policë pasi kanë kërkuar ryshfet, janë marrë masa disiplinore

LEXO MË SHUMË

qytetare-1280x899

Mbi 100% rritje e denoncimit të diskriminimit! Orientimi seksual dhe përkatësia etnike mes paraqitjeve më të shpeshta

ikja banjske grupi terrorist veri

Terroristët e sulmit në Banjskë enden të lirë, festojnë në Beograd me këngë nacionaliste

Prokuroria

Krimi i organizuar/ Dy persona dyshohen për rryshfet – paraburgim për Gjykatësin e Supremes?!

treni stacioni hekurudhor shkup

Ulet numri i udhëtarëve në transportin rrugor në tremujorin e parë në Maqedoni

Shkolla Vizbeg

Në shkollën e Vizbegut po bëhet regjistrimi i klasave të para! Elezi: Në shtator mësimin do e fillojnë nga klasa e parë deri të pestën

vmro

VMRO-DPMNE-ja pret që deri me 28 maj të formohet Kuvendi, qeveria deri në mes të qershorit

aeroplani-kinez

Avioni goditet nga turbulencat në ajër, humb jetën një pasagjer, plagosen 30 të tjerë

kredite denar

60.090 denarë i duhen një familjeje katërantarëshe!

ixhet memeti

Ixhet Memeti nuk ka imunitet

INFO

NA NDIQ