Me vlerën prej 275 milionë dollarësh, SHBA përgatit një paketë të re ndihme për Ukrainën

Picture of INA
INA

24/05/2024

Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën me një vlerë prej 275 milionë dollarësh.

Paketa do të përfshijë predha artilerie 155 mm, municione ajrore me saktësi të lartë dhe mjete tokësore, thanë për agjencinë e lajmeve Reuters të enjten tre zyrtarë amerikanë.

Forcat ruse kanë goditur për muaj të tërë qytetin verilindor të Kharkiv-it. Më 10 maj Moska nisi një sulm tokësor në veri të rajonit përreth, një ofensivë që Kievi thotë se ka ngecur në dy linja sulmi për momentin.

Ndihma ushtarake, e cila mund të shpallet deri të premten, do të jepet në bazë të një ligji që e lejon presidentin amerikan të autorizojë transferimin e pajisjeve dhe armëve nga rezervat e Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë për marrjen e miratimit nga Kongresi në rastet e emergjencave.

Zyrtarët folën në kushte anonime sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për këtë çështje.

Në muajin prill, Presidenti Joe Biden nënshkroi në ligj një paketë ndihme prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Kongresi autorizoi 60.8 miliardë dollarë ndihma në forma të ndryshme për Ukrainën, përfshirë 8 miliardë dollarë për raste emergjente që mund të autorizohen direkt nga presidenti amerikan.

Paketa e ndihmave, përveç municioneve, përfshin edhe automjete të posaçme për të transportuar nga fusha e betejës tanket e dëmtuara dhe pajisje të tjera të rënda, shenjë që tregon se Uashingtoni pret vazhdimin e sulmeve dhe humbjen e pajisjeve në beteja. /VOA

TË FUNDIT

Trump: Irani ka kontaktuar, dëshiron të negociojë

Bjerre: Danimarka do të përqendrohet në zgjerimin e BE-së, momentumi ka ardhur, RMV të shfrytëzojë këtë mundësi

MSH do të udhëheq me proceset se ç’farë donacionesh nevojiten për familjet e viktimave dhe të lënduarit në diskotekën në Koçan

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Ibrahimi: Legjitimiteti nuk është lojë futbolli në Qeveri, Soravi… por punë dhe angazhim

“Kush është spiun e kush autoritar?!”, akuza të ashpra mes Mickoskit dhe Filipçes

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË