Meda, Vjollca Haxhiu dhe Gili pushojnë në hotel 100 mijë dollarë nata!

0

Ju duket krejt e pabesueshme, por ja që artistët tanë edhe këtë shifër prekin kur udhëtojnë drejt vendeve luksoze për t’i shijuar pushimet e sezonës verore.

Edhe më të këndshme bëhen, kur këtë shifër nuk e paguajnë nga xhepi i tyre, por u bëhet shpërblim dhjetë ditor, sa për të shijuar vërtetë luksin.
E një fat të tillë, patën këngëtarët e njohur të estradës sonë, Meda, Gili dhe Vjollca Haxhiu, shkruan Kosovarja. “EmraCom dhe Sava Tours”, dy kompani të mëdha e të njohura në vendin tonë, kanë mundësuar një udhëtim prej disa ditësh në Kemer të Turqisë, me ç’rast tre artistët në fjalë janë shpërblyer me qëndrim dhjetë ditor në njërin prej hoteleve më luksoze që ka Turqia. Jo rastësisht, hoteli prek një shifër marramendëse për një natë, pasi që posedon vetëm 11 dhoma, tri prej të cilave tashmë i janë vënë në shërbim Medës me bashkëshorten dhe vogëlushin Denisin, Vjollca Haxhiut si dhe Gilit me bashkëshortin Ilir Berani. Burime të Kosovares, zbulojnë se disa prej artistëve pjesëmarrës, synojnë realizimin e klipeve për sezonën verore, e Vjollca Haxhiu veçse ka filluar xhirimet.

E përkundër Vjollcës që veçse ka nisur risitë muzikore atje, Meda finalizoi projektin më të ri “Urime urime”, me ç’rast edhe po e festonin në amebientet luksoze të hotelit.

Komentet

komentet