Medalja Olimpike dhe Pafytyrësia e Tiranës

Picture of INA
INA

11/08/2024

Adriatik Lapaj

Së pari, urime mundësit Valiev për këtë arritje personale!
Ndoqa dje këta vendimmarrësit e Shqipërisë që ishin krenuar me medaljen “historike” në Olimpiadë.

Epo njerëz jemi, emocione kemi edhe prekemi. U futa dhe kërkova informacion mbi sportistin.

Që në krye të herës dua të theksoj se nuk më shqetëson aspak fakti që sportisti nuk është shqiptar. Problemi është që ai as nuk është produkt i sistemit tonë arsimor dhe sportiv. Pra, rezultati i tij nuk është produkt i sistemit tonë.

Nga kërkimi më rezultoi se:
Chermen Akhsarbekovich Valiev ka lindur më 10 dhjetor 1998 në Osetinë e Veriut në Rusi.
Valiev deri në fillim të vitit 2024 ka garuar për vendin e tij, Rusinë dhe për të cilën ka fituar një titull kampion bote, një Evropian për U23 dhe në total 23 medalje në kompeticionet ku ka garuar.

Valiev ka ardhur dhe përfaqëson Shqipërinë vetëm në 2024, pra për lojërat Olimpike me të vetmen arsye se vendi tij Rusia nuk është pjesë e Olimpiadës.

Tani më thoni ju mua, çfarë ka historike kjo medalje? Çfarë kontributi ka Shqipëria në këtë medalje? Çfarë kontributi ka sistemi ynë arsimor dhe sportiv për këtë arritje? Si mund të krenohet Kryeministri dhe krejt babëzia e Tiranës me një gjë kaq pa thelb dhe kaq fallco?!

P.s i vetmi njeri që ka një meritë këtu është Fidel Ylli që e ka afruar këtë sportist të niveleve të larta, por kjo mbetet më shumë në nivel personal se sa kombëtar.

TË FUNDIT
18 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
2 ditë
“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni
2 ditë
Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?
2 ditë
Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
18 orë
Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

LEXO MË SHUMË

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

ksamil sarande

Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë

edi Rama

“Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për restorantet”, Rama: Nuk keni punëtorë? Rrisni pagat, s’keni ku shkoni

mihali guregdhendes

Gurgdhendësi i Voskopojës, që la Greqinë për Shqipërinë: Tani them a ia vlejti?

ecjee-800x450-1

Pensionisti përshkon 2400 km, në këmbë për 63 ditë nga Gjermania në Pogradec

at nikolle xhufka

VIDEO/ Prifti nga Elbasani në një marrëdhënie hom*sek*uale, ZBARDHEN bisedat: A do të…

doris-pack-800x445

Doris Pack: Berisha i pandehur, por pse Erion Veliaj nuk po del para gjykatës?!

azem hajdari

Sot 26 vite nga vrasja e deputetit Azem Hajdari, priten homazhe nga opozita! Çfarë i tha truproja Berishës në spital? Si ndodhi atentati i 12 Shtatorit 1998, detajet e panjohura

adriatik lapaj

Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!

INFO

NA NDIQ