Media në zi/ Ndahet nga jeta parakohe gazetari i njohur

0

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare Lekë Zherka, gazetar dhe menaxher në shumë media lokale të Kosovës.

Lekë Zherka si gazetar kishte filluar të punojë në vitin 1985 në Radio Televizionin e Prishtinës. Pas vitit 1999, Zherka ishte drejtor i Radio Kosovës (transmetuesit publik), pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin privat Koha Vision, ndërkaq karrierën profesionale e ka vazhduar në mediumin privat Radio Televizioni 21.

Lekë Zherka ka punuar si menaxher edhe në kompani të telekomunikacionit dhe në organizata ndërkombëtare humanitare që kanë vepruar në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur ngushëllime për humbjen e Zherkës.