Media serbe në mënyrë primitive sulmon Shkëndijen

Shkëndija e Tetovës sonte me lojë e rezultat 1:1 në Stokholm të Suedisë, në përballje me AIK-un, ka bërë të ndjehen të lumtur kudo që jetojnë e veprojnë shqiptarët.

Shkëndija nxori rezultat fantastik në takimin e parë të rrethit të tretë të Conference League në futboll.

Ky rezultat i jashtëzakonshëm iu pengon serbëve për faktin se Shkëndija ka emrin shqip.

Mediumi serb “Kurir”, i njohur për shkrime kundër shqiptarëve, sulmon në mënyrë primitive Shkëndijen.

Ky farë mediumi ka bërë edhe një ilustrim.

“Tifozët e Shkëndijës nga Maqedonia e Veriut shpalosën një pankartë gjatë ndeshjes në Suedi me moton: “Kosova është Shqipëri” dhe një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe.

Shkëndija, klubi i mbështetur nga shqiptarët e Maqedonisë, ka kaluar në epërsi që në minutën e parë të ndeshjes së xhiros së tretë të kualifikimeve për Conference League dhe tifozët e kanë festuar golin me sloganin politik.

Duke qenë se UEFA ka zero tolerancë kur bëhet fjalë për sloganet politike, mbetet për t’u parë nëse do të kenë të njëjtin për Shkëndijën si për disa klube të tjera”, llomotit ky medium.